I afërmi i dy motrave dyshohet se kërcënoi djalin e Ademit: Do të villni gjakun e tyre

256
Sigal

Janë zbardhur mesazhet kërcënuese në drejtim të djalit të Përparim Ademit nga të afërmit e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, disa orë pas vrasjes së tyre në datë 31 Dhjetor.

Në adresën e tij në rrjetet sociale, kanë mbërritur mesazhe nga një person i quajtur Bashkim i cili paralajmëron djalin e Ademit.

“Do të gjej kudo të jesh. Mos kujto se do të shpëton bashkë me Përparimin, sa t’i varrosim.

Do të villni gjakun e motrave të mia”, thuhet në mesazhet kërcënuese.

Ndërkohë nga mesazhet duket se para vrasjes dy personat kanë pasur një marrëdhënie të afërt me njëri tjetrin.

I afërmi i motrave i ka dërguar djalit të Përparim Ademit një duartrokitje në postimin e tij të fundit.

Ndërkohë që më herët e ka përshëndetur me një këngë të artistes greke Avgi Triantafilidou.