Hyskë BOROBOJKA / Si ia dredh kazili plak viçokut kuqalash

610
Sigal

Intervista që më morën një ditë vjeshte me diell, nuk ishin “pesë” pyetje nga ato të Babaramos në “New24” dhe as si ato “7 herë 7”  të Balës (Leja plakut, leja Balës, siç thoshte profesori im, i nderuari Vehbi Bala). Intervistën ma mori një gazetare e re, faqekartë, për ta pirë në kupë e për ta ngrënë në supë, në trotuarin përpara lokalit “Berlini”, të zaptuar nga tavolinat e karriget e shumta. Gazetarja faqekartë, s’më bëri as “5 pyetje” (si Babaramo) e as “7 herë 7” (si Bala), por zgjodhi një të mesme të artë, duke më bërë vetëm 6. Më vuri përpara mikrofonin, sikur të ishte një dardhë brozdongalle për ta kafshuar dhe bëri pyetjen e parë: -Zoti qytetar. Cilat nga shfaqjet artistike gustoni më shumë e ndjeni më tepër kënaqësi, ato të “Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore”, të “Teatrit të Operës dhe Baletit”, të Teatrit të Dramës, Tragjedisë, Komedisë, apo “Portokallinë” (të shkuleni sa të lodhesh së qeshuri e së qari)? Ndërsa nga aktivitetet sportive, kë preferoni më tepër…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print