Hyskë Borobojka: Po vjen vallja rrotull-o. Unë ku të zirem-o?!…

510
Sigal

Ditët vijnë e shkojnë njëra pas tjetrës, një me diell, tjetra e vrenjtur me mjegull e me shi, ndërsa zgjedhjet elektorale të 23 Qershorit 2013 po trokasin në derë. Partitë e qenieve njerëzore me dy këmbë për të ecur, me dy duar për të punuar, me dy sy për të parë, me dy veshë për të dëgjuar, me një hundë për të nuhatur e një gojë për të ligjëruar, si të mëdhatë dhe të voglat, (me nga dy anëtarë e gjysmë), janë të lidhura më shumë pas interesit se nga bindjet politike. Ato u grumbulluan dhe formuan dy koalicione për ta dredhur me sukses vallen, jo vetëm të fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit, por edhe për ndarjen e posteve qeveritare. Kush do të drejtojë qeverinë e vendit, cili do të komandojë Parlamentin e…me radhë. Të voglat, sipas zakonit, janë kapur fort pas bishtit të partive të mëdha, njëra pas tjetrës si në përrallën e repkës. Në këtë valle koalicioni i majtë radhitet më rreth 40 parti. Ai dikur mbante emrin “Koalicioni Bashkimi për Ndryshim”, por tani është pagëzuar me emrin e ri “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Ndërsa koalicioni i djathtë, me rreth 25 parti, që dikur mbante emrin e madh “Aleanca e Partive me Duar të Pastra” (që për fat të keq janë bërë këllirë), nuk mbetet prapa të parit në ndërrimin e etiketimin e emrit, duke u vetëquajtur “Koalicioni për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”…

Për më tepër lexoni në Telegraf