Humor në Gjirokastër mbi marrëdhëniet greko-shqiptare

546
Sigal

Fundjava pritet të jetë artistike në Gjirokastër. Trupa e teatrit “Zihni Sako” do të sjellë për tre ditë me radhë në dt 8,9,10 Mars shfaqjen “Fqinjët” me regji të Milto Kutalit. Në ftesën e tij për ta ndjekur shfaqjen, aktori Erdit Asllanaj ka bërë një ftesë interesante. Me tone humori ai i është drejtuar kryeministrit Rama dhe kryeministrit grek Alexis Tsipras ta ndjekin shfaqjen që kryefjalë të vetën ka marrëdhëniet e dy popujve fqinjë.