Hong Kong, Kërcimi në tub, finlandezja fiton konkursin

584
Finlandezja Oona Kivela fitoi konkursin ndërkombëtar të Kërcimit mbi tub që u organizua në Hong Kong.
Kampionët e kërcimit mbi tub nga 10 vende të ndryshme të botës konkuruan në disa kategori. Kivela tha se shpreson të ketë thyer tabunë se kërcimi mbi tub është vetëm erotik dhe i ftoi njerzit mos ta shohin më si kërcim turpi.
“Ka ende shumë kërcime mbi tub kudo, kërcime ekzotike. Dhe e kuptoj, sesi njerzit e shohin këtë kërcim, që sipas tyre është vetëm për balerinat ekzotike dhe striptistet që në një mënyrë tjetër ngjasojnë me ne ose përpiqen, sepse ato vishen ndryshe. Por ne kemi stilin tonë. Dhe nuk besoj se domosdoshmërisht kërcimi mbi tub mund të përkufizohet vetëm në atë mënyrë” tha ajo.
Dyshja ruse, Evgeny Greshilov dhe Kira Noire, fituan në kategorinë çifti më i mirë, pavarësisht faktit se ishte hera e parë që ato performonin së bashku në një kompeticion.
“Është e pabesueshme. Sepse kjo është eksperienca jonë e parë së bashku në një kategori të tillë. Ndaj realisht nuk prisnim asgjë. Thjesht jemi munduar të dyja të japim më të mirën tonë” tha Greshilov.
“Ne u munduam të tregojmë më të mirën tonë, e shijuam shumë gjithçka, shijuam shumë edhe skenën” tha Noire.
Australiania Kristy Sellars fitoi çmimin për performancën më të bukur të vitit dhe çmimin artistik “Sherlock Holmes” për inspirimin e publikut.
“Unë jam marrë me këtë kërcim prej 10 vitesh. Shumë kohë. Kam punuar shumë për kërcimin mbi tub dhe sot e dashuroj performancën time dhe këtë kërcim, pavarësisht paragjykimeve. Ndaj jam fokusuar shumë mbi të. Ndaj them se të fitoj çmimin në këtë kategori, si performanca më e mirë është shumë e ndjeshme. Dhe fitova edhe në kategorinë arti i kërcimit mbi tub. Jam thjesht e suprizuar, ende s’më besohet”tha ajo
Një tjetër australiane, Deb Roach, që ka lindur me një krah, fitoi në kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, një tjetër kategori në këtë konkurs.
Artistja e kërcimit mbi tub, performuese në cirk dhe instruktore fitnesi gjithashtu, tha se ajo përfaqëosn në këtë konkurs një komunitet vërtet të madh të njerzve me aftësi të kufizuara.
“Këta njerëz janë të mrekullueshëm. Thjesht fakti që unë ndaj një skenë me ta, është nder shumë i madh. Jam e rrethuar nga madhështia, nga një nivel i lartë i këtij sporti dhe nga performanca të jashtëzakonshme artistike që më motivojnë dhe më shtyjnë më përpara në këtë garë. Mendoja se për mua ishte e pamundur por ja dola” tha Roach.
Konkurrentet në garë janë nga Argjentina, Australia, Finlanda, japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato konkurrojnë në 5 kategori: burrat, gratë, cifte, personat me aftësi të kufizuar dhe personat mbi 40 vjeç.
Kampionati ndërkombëtar i kërcimit mbi tub është krijuar në vitin 2008 nga Ania Pzeplasko

Sigal