Homo Sapiens-i pushton botën…

722
Sigal

Popullimi i planetit nga Sapiens-ët. Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, ka punuar për të përshkruar hartën e madhe historike dhe gjeografike të migrimit, që çoi në përhapjen globale të njeriut modern.

Gjurmët e Laetolit. Gjurmët e fosileve të njeriut janë shumë të rralla, por në Afrikë ato janë zbuluar në Laetoli, në Tanzani, dhe datojnë që 3.7 milionë vjet më parë.

Djaloshi i Turkanas. Në brigjet e liqenit Turkana, në Kenia, është gjetur skeleti i një djaloshi që ka jetuar 1.600.000 vjet më parë. Ishte 160 cm i gjatë dhe në momentin e vdekjes ka qenë 11 apo 12 vjeç.

Rindërtimi i një njeriu Neandertal. Ata u zhdukën rreth 40 mijë vjet më parë, pasi kishin bashkëjetuar për mijëra vite me Homo sapiens-ët në Evropë.

Varrim i dyfishtë i Neandertalëve. Neandertalët i varrosnin të vdekurit e tyre me mjete të thjeshta funebre. Për shembull në Shanidar, Irak është gjetur një vendvarrim ku ishin vendosur lule.

Homo Neandertalis ishte më i shkurtër dhe shulak se sa Sapiens-ët, kishte ballin të shtrirë dhe vrimat e hundëve të mëdha, që ndoshta shërbenin për të lagur ajrin e ftohtë.

Homo floresiensis, që ka marrë nofkën Hobbit për shkak të përmasave dhe dimensioneve (deri pak më shumë se një metër dhe me një kapacitet shumë të kufizuar të kafkës), ndoshta zbret nga Homo Erektus (ishulli Java), dhe është “reduktuar” pas kolonizimit të ishullit të Flores.

Nëna e njerëzve. Qeniet njerëzore – të gjitha – kanë një prejardhje nga një grua e vetme? Një hipotezë interesante, të cilës studiuesit i referohen si Eva mitokondriale.

Modeli i një Smilodonti, predator i Prehistorisë. Smilodon Populator, specie tipike nga Amerika e Jugut, kishte një masë 20% më e lartë se ajo e një tigri Bengal (që peshon 200-235 kilogramë, mesatarisht).

Diaspora: ekspansioni i formave të njeriut në Afrikë dhe në Evropë.