Homazhe për vdekjen e këngëtarit të famshëm George Michael

488
Sigal

Lajmit të trishtë për vdekjen e këngëtarit George Michael i janë bashkuar edhe politikanë në botë. Kështu, kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan me anë të një mesazhi në rrjetet sociale theksoi e George Michael ishte talent i jashtëzakonshëm.

“Shumë i trishtuar për të dëgjuar lajmet në lidhje me vdekjen e George Michael. Një talent i jashtëzakonshëm që solli gëzim me muzikën e tij”, thuhet në mesazhin e kreybashkiakut. Reagimeve i është bashkuar edhe ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ndërsa ka shtuar se: “Kjo është tepër e tmerrshme, humbja e një talenti të tillë është e dhimbshme. Fonogram i viteve të mija të adoleshencës”.

Këngëtari i muzikës pop vdiq dje rreth orës 13:42 në shtëpinë e tij në Oxfordshire të Britanisë së Madhe, në moshën 53-vjeçare ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një infarkt në zemër.