Hite verore 2015″ buqetë me këngë, gjallëri dhe emocion

647
Mes shumë këngëtarësh dhe artistësh në Art Center “Blue Sky”, në qytetin e Shkodrës, startoi edicioni i tretë titulluar “Hite verore 2015”. Spektator dhe të ftuar, dhjetra artistë, gazetar, moderator, komentator, fotograf dhe kameraman të TV “Blue Sky”, në tapetin e kuq pritën ardhjen e këngëtarëve të ftuar në edicionin e tretë “Hite Verore” 2015. Në këtë organizim me një përkushtim special shumë këngëtarë u intervistuan dhe secili prej tyre priste me padurim radhën për të dalë para mikrofonit dhe objektivit të kamerave të shumta që të shprehnin kënaqësinë e tyre për pjesmarrjen dhe vlerat e këtij evenimenti, duke i kushtuar një vëmendje të madhe kësaj interviste, të cilën e vlerësuan si arritje e këtij stafi të mrekullueshëm, si dhe të veçantën e kësaj nate magjike që do të kishte edhe ndarjra e çmimeve. Në skenën e Art Center u ngjitën këngëtarë të ardhur nga Shkodra, Lezha, Tirana, Malësia e Madhe, Treva e Dukagjinit, Tuzi, Ulqini etj. Një mbrëmje e paharruar, e mbushur me tinguj muzikorë me prezantimin e krijimeve më të reja të këngëtarëve më të dashur të skenave shqiptare. 
Qytetarë shkodranë përjetuan magjinë e këngëve të reja të shpalosur bukur nga këngëtarë të shumtë që kishin ardhur me dëshirën dhe pasionin e tyre, për të qenë të pranishëm në këtë eveniment artistik, si një dëshmi e kulturës dhe traditës shqiptare. Këto krijime të reja janë pasqyra më e qartë e asaj që ky televizion po evidenton vit pas viti. Arti muzikor është e vetmja gjë që popujt merren vesh me njëri-tjetrin, pa nevojën e një përkthyesi apo ndërmjetësi dhe kjo është bërë traditë edhe në sofrat e shqipes që ky televizion organizon çdo vit në trevat shqiptare, falë pasionit, përkushtimit dhe profesionalizmit të presidentit të TV “Blue Sky” z.Gëzim Brahusha, i cili ka vite që ankoron lokomotivën e këngëtarëve dhe artistëve në qytetin e Shkodrës. Një pasoinant i veçantë, i heshtur, por me punë të mëdha. Veprimtaria e tij është e mbushur me aktivitete të spikatura në fushën e artit muzikor, i cili mbetet jo vetëm një ndër pionierët e parë të kameramanëve, por edhe një ndër aktivistët e parë nga më të respektuarit për të gjithë muzikantët dhe këngëtarët e Shqipërisë e Kosovës.
Aktivitetet e tij janë të shumta, por ai synon ato më pikantet që me të vërtetë e bëjnë jetën e tij shumë interesante, duke i parë problemet deri në detaje, por me dimensione të arritura. Në natën gjigande të “Hiteve verore” jehuan këngët, si pjesë e kulturës që zë fill në Shkodër, duke përçuar tinguj e nota muzikore që Shkodrës i burojnë nga shpirti dhe që nuk i shterojnë në asnjë stinë të vitit, duke shpalosur vlerat artistike, duke i dhënë qytetit mundësinë e momenteve të shumpritur, që të jetonte startin e ardhjes së stinës së verës, me dimensione magjike që vetëm “Blue Sky” di t’i përcjellë. Spektaklin e hapi këngëtarja Adelina Marku, e cila përveçse e emocionuar ndjehej edhe shumë e lumtur. Ajo falënderoi spektatorët, kolegët e saj këngëtarë si dhe stafin e këtij televizioni që bëri të mundur organizimin e kësaj nate të paharruar. Më pas rrjedha e këtij spektakli vazhdoi me performimin e këngëtares së mrekullueshme shkodrane Alma Velaj, këngëtare e nderuar, por në radhë të parë është një qytetare shqiptare e cila nuk është e ngarkuar në detyrat që shteti i vë nëpunësve të vet, por është një ambasadore aktive që me zërin e saj të bukur dhe mesazhin që përcjellin këngët e saj mund të quhet pa asnjë dyshim urë lidhëse midis shqiptarëve në Europë dhe atdheut të tyre. Kështu kjo këngëtare nga viti në vit e rriti repertorin e këngëve të interpretuara prej saj, jo vetëm duke i përzgjedhur, por edhe duke i interpretuar ato tashmë si një këngëtare profesioniste. Më pas u ngjitën në skenë njëri pas tjetrit edhe këngëtarët, Ben Dema, Bardh Spahja, Ardian Jaku, Skënder Çela, Lirim Gjonbiba, Greta dhe Mikelina Lazri, si dhe shumë të tjerë të suksesshëm.
Sigal