“Historia” e Sadulla Agaraj, kryetari i Bashkisë së Tepelenës në vitet 1910-1918

1649
Nga Xhezo CANA
Mik dhe bashkëpunëtor me njerëzit e shquar të kohës, në shtëpinë e tij u mbajt Kuvendi i Tepelenës për kryengritjen kombëtare kundër Turqisë
Njeriu që ka drejtuar Tepelenën deri në vitin 1918, personaliteti i shquar historik Sadulla Agaraj, u lind në Tepelenë rreth viteve 1850 dhe u shkollua në Janinë e Stamboll. Në vitet 1880 mbështeti Lidhjen e Prizrenit, duke marr pjesë në Lidhjen e Janinës dhe Gjirokastrës. Së bashku me shumë patriot të Tepelenës si Sheh Dauti, Myslim Vasjari etj, në vitin 1880 dërguan trupa në ruajtjen e kufirit të Janinës nga marrja nga greku. Është disa herë kryetar i Tepelenës. Merr pjesë në klubet shqiptare si “Drita” dhe “Bashkimi” ku me ndihën e tyre hapin shkolla shqipe në Tepelenë më 1911. Në kryengritjet e viteve 1911-‘12 është në ballë të tyre. Merr pjesë si përfaqësues i çetave të Tepelenës në Kuvendin e Manastirit të Cepos që u mbajt më 8 korrik 1911, nën kryesin e Namik Delvinës kurse nga Kurveleshi ishin Shefqet Gjoleka, Izet Borshi, Veip e Teno Shehu, Shuko Dalipi, Rakip Duka, Bilal Rukia, Nazif Totua, Sulo Beqiri,, Sali shehu, Ali Muslimi, Selfo Hoxha, Kamber Hoxha etj”. 
Shtëpia e tij, u bë “salla” Kuvendit të Tepelenës që zgjodhi shtabin e kryengritësve kundër Turqisë
Pasi këtij takimi i cili nuk pati marrëveshje me qeverinë turke u mbajt Kuvendi i Tepelenës . Ky takim u bë në shtëpinë e Sadulla Tepelenës ku përveç përfaqësuesve të krahinave të Jugut ishin dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Stambollit. Takimi i përfaqësuesve të kryengritësve u bë më 18 gusht 1911. Po sipas Fejzi Alizoti i cili së bashku me Xhafer Ypin ishin përfaqësuesit e Sulltanit në takim me kryengritësit thuhet: “me të arritur në vend u mblodhëm në shtëpinë e Sadulla Tepelenës . Grupet duke qenë të impresionuar nga gjendja e intrigave, vendosën që Namik Delvina, Sadullau dhe unë të formulonim kërkesat e tyre në një mënyrë që të mos refuzoheshin nga Qeveria Turke. Pasi u dërgua kërkesa në Stamboll u prite 4-5 ditë të vinte përgjigja. Përgjigja ishte pozitive, ku lejoheshin disa të drejta të shqiptareve si përdorimi i gjuhës shqipe, mos bërja e ushtrisë në fise të largëta të Perandorisë etj. Sadulla Tepelena luajti një rolë te veçantë në shpalljen e pavarësisë duke qenë aktivë në organizimin e Kuvendit të Vlorës dhe caktimin e delegatëve. Arshi Shehu drejtues i një çete shkruan në kujtimet e tij se: “Ne informoheshim dhe mbanim lidhje me Sadulla Tepelenën pasi ky kishte lidhje me Ismail Qemalin.” Në vitin 1910-1918 ishte kryetar i bashkisë Tepelenë. Në barbarit greke në Tepelenë Sadulla Tepelena pasi iu dogj shtëpia dykatëshe dhe familja iku në Vlorë, me armë në dorë luftoi kundra grekut. Gazeta Populli e datës 15 korrik 1914 shkrua: “Greku ishte matanë Labovës dhe Humelicës, ndërsa çeta shqiptare nën drejtimin e Selam Musait, Sadulla Tepelenës dhe Dervish Veipit kishin zënë vend përballë”. Në 11 korrik 1914 Princ Vidi bënë një takim me 28 përfaqësues të Shqipërisë ku ishin Ismail Qemali, Isa Buletini, Bajram Curri e shumë personalitete të kohës. Përfaqësues i Tepelenës dhe Kurveleshit të djegur nga greku ishte Sadulla Tepelena. Në këtë takim Sadulla Tepelena ishte i mendimit të luftohet me grekun dhe jo me rebelët e Shqipërisë së Mesme, pasi ishte humbje kohe. I këtij mendimi ishte dhe Ismail Qemali. Gazeta “Populli” shkruan : “se në takim kishte mendime të ndryshme si ai i Sabri Korçës i cili tha: – Po nuk erdhi Ferit Pasha, nuk shpëton Shqipëria, i cili u kundërshtua nga shumica. Ndërsa Sadulla Tepelena kërkoi se pari shpëtimin e Epirit. Në librin “Personazhet kryesore të Shqipërisë” Tiranë 2016, përkthyer Piro Misha, në vitin 1916, Shërbimi i Zbulimit të Admiralit të Marinës Ushtarake Angleze përpilon një raport sekret për Shqipërinë, të cilën e emëron “Personazhet –Shqipëri-Fiset, Populli” Qëllimi ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e vendit tonë që ishte fare pak i njohur. Nga personazhet me influence që përmenden për Tepelenës janë: “Sadulla Efendiu, kryetari i bashkisë, Dervish Veliu, vëllai e Sulejman efendiut, Kalem Agai dhe Sulejman Efendiu”. 
Mik dhe bashkëpunëtor me njerëzit e shquar të kohës
Ishte një mik, bashkëkohës, bashkëmoshatar dhe bashkëpunëtor i Baba Ahmetit Turanit në shumë veprimtari atdhetare, sidomos në përkrahje të Kongresit të Lushnjës dhe luftës kundër Italisë në vitin 1920. Letra e ardhur nga Komisioni i Kongresit pikërisht Veli Vasjari, i cili ishte dhe nënprefekt i Lushnjës për caktimin e delegatëve i dërgohet Sadulla Tepelenës. Ai shkon në Turan te Baba Ahmeti dhe organizojnë takimin për zgjedhjen e delegatëve ku caktojnë Arshi Shehun për Tepelenën dhe Dervish Seit Guzmarin për Kurveleshin.. Për kontribut dhe personalitet z.Sadulla Tepelena” Kongresi i Lushnjës” e propozon si Anëtar i Asamblesë .Në luftën kundër italianëve Sadulla Tepelena dhe i biri Shefqet Sadullai marrin pjesë aktive edhe me pushkë në dorë si në atë marrjen e Tepelenës. Pas djegies së shtëpisë në Tepelenë më 1914 shkon dhe jeton në Damës. Aty nga viti 1922-23 nisi një diskutim për heqjen e zakoneve të vjetra, sidomos ato të huazuara nga Turqia. Nga deputeti Ali Këlcyra u diskutua edhe në parlament për heqjen e titulli “bej” dhe tituj apo privilegje të fituara në kohën e Turqisë. Sadulla Tepelena, ndonëse në moshë të thyer e përkrahu këtë reformë duke hequr veshjet turke me qylaf të kuq. Një këngë që këndohej për të midis të tjerash thotë; “Sadullai në Tepelenë/Hoqi festen vu kapelë”. Ai vdiq në fshatin Damës të Tepelenës, në vitin 1924. Edhe djali i tij, Shefqet Sadullai ishte njeri me kulturë e ndjenjë atdhetarie, i cili eci në gjurmët e të atit. Që në vitin 1912 në moshë të re ai boton një këngë për Teodor Meksin që kishte hapur me shpenzimet e tij një shkollë shqipe në Tepelenë. Në vitin 1913, kur greku pushtoi Tepelenën, ai iu kundërvu këtij pushtimi duke bërë të mundur dhe ndalimin e tij së bashku me Arshi Shehun, Ali Kalo Luzatin, Gani Shehu e Jashar Tepelena. Shefqet Sadullai ishte disa herë nënprefekt i Tepelenës. Ai vdiq në vitin 1972 në Damës, duke lënë dy djem.
Sigal