Heq dorë nga froni dhe nga çdo gjë, princesha e Japonisë do të martohet me ish-shokun e klasës

549
Princesha e Japonisë heq dorë nga froni për hir të dashurisë. Mako Akishino, mbesa 25-vjecare perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsadiplomuar dhe ish-shoku i shkollës së saj shkruan Daily Mail.
Përralla e Mako-s duket si një histori e bërë posaçërisht për tabloidët dhe britanikët, që janë profesionistët e vërtetë të thashethemeve mbretërore, e kanë pagëzuar që tani ish-princeshën ‘Kate Middleton e Japonisë’. Me ndryshimin e vetëm se Mako ka bërë të kundërtën.
Duke u martuar me një njëri të zakonshëm, Mako do të humbasë ligjërisht çdo titull mbretërore duke nisur një jetë tërësisht të re, nga lartmadhëria e saj mbretërore, princesha Mako di Akishino do të jetë tani thjesht zonja Mako Komuro, duke marrë kështu mbiemrin e ‘princit të saj të kaltër’, Kei Komuro.
Sigal