Henerieta Aliaj: Bashkëjetesa nuk më tremb më shumë se martesa

561
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja Henerieta Aliaj: Nuk jam e dashuruar, jam në një lidhje, ndjehem mirë me partnerin

Një femër inteligjente dhe kërkuese ndaj vetvetes. Nuk mbivlerëson arritjet, por dhe nuk hesht ndaj padrejtësive. Për ‘të bukuria nuk është gjithçka dhe në plan të parë vendos inteligjencën. Për herë të parë në pasarel është ngjitur në Greqi kur ka qenë 14 vjeçe. Hera e fundit ka qenë në vitin 2011 për një sfilatë me veshje nacionale italiane .

Kur janë fillesat tuaja të modelimit?

Kush ju ka nxitur më shumë në këtë profesion?

Me shumë në këtë profesion më ka nxitur shoqëria ime e ngushtë në Greqi. –
Kush është bashkëpunimi juaj i fundit?
Për momentin bashkëpunimi im i fundit është me një agjenci shqiptare me filial në Gjermani, ku dhe gjej veten aty, pasi mund ta krahasosh pa u menduar dy herë me një agjenci internacionale të huaj “Top Model Fashion Albania” .

Si ishte fillimi i këtij profesioni kaq delikat dhe kë sfilatë do të veçosh?

Tani si çdo profesion në fillim ndjehesh keq në disa gjëra që ti s’je mësuar në atë fushë. Pjesa më e bukur e një sfilate ka qenë në vitin 2010, ku kam sfiluar me një fustan imitim 450 -vjeçar të Romës së lashtë.

Po pasarela më e bukur kush ka qenë?
-Pasarela me e bukur për mua ka qenë pjesë e sfilimit për “Ajax models”.

Në sfilatë jeni vetvetja apo imitoni ndonjë personalitet të modelimit?

– Mua nuk më pëlqejnë imitimet apo që të eci apo të komunikoj si dikush person tjetër. Mundohem gjithmonë që në sfilata të flasë vetë veshja dhe trupi. Ky është dhe komunikimi më i mirë me publikun në një sfilatë mode.

Jeni e dashuruar?
-E dashuruar…! Për momentin jo, jam në një lidhje, ndjehem mirë me partnerin dhe për momentin kaq mjafton.
Kush duhet të jetë iniciatori në një lidhje mashkull-femër?
-Në një lidhje për mua nuk ka shumë rëndësi iniciativa, sesa vetë dëshira për tu lidhur dy persona.

Si do ta përkufizonit dashurinë?
– Dashuria për mua është ndjenja më e pastër, por njëkohësisht në disa raste dhe më e keqja për një person.

A ekziston mashkulli ideal?
– Mashkulli ideal…!!! Tani meshkuj ideal nuk ka, njerëz perfekt nuk ka, perfeksionin e bën vet njeriu, për mua mjafton që të më bëj të ndjehem mirë për aq kohe sa jemi bashkë.

Cilët meshkuj të tërheqin?
Më tërheqin meshkujt pa komplekse dhe që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për atë çfarë duan në jetë.
Hobet tuaja?
– Hobet… hobet e mia janë të shumta ku ndër ‘to po theksoj, pikturën poezinë dhe sportet ekstreme.
Modelet në përgjithësi mbajnë dietë, po ju?
-Dietë nuk mbaj dhe as kam mbajtur ndonjëherë, mundohem t’i përfitoj te gjitha vitaminat, në limitin e duhur.

Je e fiksuar pas veshjeve firmato?

-Nuk është se jam shumë e fiksuar mbas veshjeve të tilla. Për mua mjafton që të ndjehem mirë në atë çka vesh, nuk ka rëndësi çmimi apo marka.
Parfumi i preferuar?
– Parfumi i preferuar “Nina Riçi” dhe “Jean Paul Gaultier”.

Ku i kryeni pushimet e verës?
– Pushimet në përgjithësi i kryej në Greqi shumicën e rasteve.

Shprehja më e përdorur?
-Shprehja që përdor në përgjithësi është “mos ëndërro kurrë për suksesin, por puno shumë për ta arritur atë”

Je xheloze me shoqet që kanë të njëjtin profesion?
-Jo aspak s’jam xheloze me personat e te njëjtit profesion, pasi çdo kush ka dhuntitë dhe cilësitë e tija.
Çfarë shikoni dhe çfarë dëshironi në lidhjet shoqërore? Si e doni shoqërinë dhe si është ajo tek ne?

– Tek njerëzit më së shumti këtu në Shqipëri nuk më pëlqen mendjemadhësia dhe që nuk dinë të gjejnë atë që ju pëlqen, por gjithmonë marrin atë qe u thonë të tjerët. Përsa i përket pëlqimit, më pëlqen korrektësia.
Ke bërë ndonjëherë plazh nudo?

– Plazhin nudo e kam menduar dhe e kam realizuar në Mikono, në një ishull të Greqisë.
Mendimi për bashkëjetesën dhe martesën?

– Bashkëjetesa nuk më tremb më shumë se martesa, pasi duhet te gjesh njeriun e duhur në profesionin si modele që kam.

E ke ndjerë ndonjëherë dashurinë deri në marrëzi?
– Siç ju thashë dhe më sipër nuk e kam ndjerë akoma dashurinë, pasi jam pak njeri i ftohtë në këtë aspekt.
Pija e preferuar?
– Pija ime e preferuar amaro disarono.
Po frutat?
– Fruta ime e preferuar është luleshtrydhja.
Makina e ëndërruar?

– Makina që kam dëshiruar gjithmonë të kem pranë vetes është “Porche panamera”.
Me kë shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?
– Më shumë shoqëria ime përbëhet nga meshkuj.

Sot femra a ndihet e vlerësuar?
– Femra pozicionin në jetë e gjen nëse me të vërtetë e ka dëshiruar apo e dëshiron diçka të tillë.

A është shoqëria shqiptare maskiliste?
– Shoqëria shqiptare me sa kam parë këto dy vite, pasi s’është se kam jetuar shumë në Shqipëri, është pak disi maskiliste.
Si e kaloni kohën e lirë?
– Në kohën e lirë mundohem ta harxhoj me një penel dhe një telajo.

Po me leximin si i keni marrëdhëniet?
– Nuk jam shumë e dhënë mbas revistave dhe gazetave nëse nuk ka një artikull tërheqës apo të dobishëm për mua.

Me kë je lidhur më shumë me babin apo me mamin?
– Për të dy, por babin e veçoj pakëz më shumë…
I ndjek telenovelat?
– Jo ndjekëse e rregullt e telenovelave nuk jam…