Hëna blu, fenomeni i rrallë që përsëritet për të dytën herë brenda muajit

586
Nëse diçka e pazakontë ju ndodh të premten, ju keni të drejtën të thoni ishte hëna blu. Më 31 korrik, shfaqja e plotë e hënës për të dytën herë gjatë këtij muaji do të shënojë rastin e parë që prej gushtit të 2012. Çdo muaj hëna bëhet e plotë, por për shkak se cikli hënor dhe viti kalendarik nuk sinkronizohen në mënyrë të përkryer, rreth çdo tre vjet hëna shfaqet e plotë dy herë në muaj. Megjithatë me shumë gjasa hëna nuk do të shfaqet blu në të tërën e saj.
Zakonisht, kur hëna merr ngjyrë të kaltër, kjo vjen për shkak të tymit ose pluhurit të grimcave në atmosferë, të tilla si hiri I shpërthimit vullkanik . 
Në vitin 1883, kur shpërtheu vullkani indonezian Krakatoa, në atmosferë u shpërndanë aq shumë grimca të hirit të tij, sa hëna mori një nuancë ngjyrë qielli për vite me radhë, natë pas nate. Pas shpërthimit masiv, të cilin shkencëtarët e krahasuan me një bombë bërthamore 100-megaton, mbeturinat vullkanike shkaktuan një perëndim shumë të kuq të diellit dhe hënë ngjyrë të kaltër. Ngjyra e errët blu e qiellit mund të ndikojë në përceptimet tona. 
Kështu kur përdoret shprehja një herë në hënë, do të thotë se diçka shumë e pazakontë të ka ndodhur në jetë, e cila do të sjellë ose fat ose fatkeqësi. Hëna më e fundit blu ishte në Edinburg, Skoci, në shtator të vitit 1950. Astronomi Robert Wilson i Observatorit Mbretëror ndoqi fenomenin dhe arriti në përfundimin se hëna ishte blu sepse drita e satelitit ishte duke udhëtuar nëpër një copë toke të mbushur me grimca tymi dhe hiri nga zjarret që kishin përfshirë disa vende në Kanada. Këto grimca kaluan Oqeanin Atlantik dhe fluturuan mbi Skoci duke krijuar spektaklin e jashtëzakonshëm. Hëna do të shfaqet sërish e plotë në janar të 2018.
Sigal