Hekuran Demaj: Sa i talentuar je, e vendos publiku

723
Luan Livani

Një këngëtar që për çdo ditë fiton terren nëpër diasporë. Këngët patriotike dhe ato të dashurisë janë këngët më të dashura për të dhe për fansat e tij. Në shoqëri i qetë në skenë impulsive. Me shoqërinë është korrekt dhe kohën e lirë e kalon duke diskutuar vetëm për muzikë.

– Si e gjeti rrugën e muzikës Hekurani? 

– Muzikën e kam pasion që në fëmijëri dhe më kalimin e viteve u rrit dhe u kthye në gjithë jetën time. Unë nuk e shikoj dot jetën time pa muzikë.

-Ke kohë që merresh me muzikë, por gjatë kësaj, cilën konsideron arritjen tënde më të madhe? 

– Si fillim më lejoni që të uroj të gjithë lexuesit e gazetës tuaj dhe t’u uroj gjithçka të mirë! Unë kam disa vite që merrem me muzikë dhe një këngëtar edhe pse të gjitha këngët janë të tij dhe nuk mund ti ndajë unë i dua shumë të dyja këngët e mija, “Ty të deshta” dhe “Zemra ime”. Kjo e dyta ka pasur një impakti të këndshëm tek publiku duket se është pëlqyer shumë. Uroj të vazhdojë kështu.

– Mendimi juaj. Si mendon, ka ndryshuar shumë muzika shqiptare? 

– Ka ndryshuar madje shumë, sepse tani muzika shikohet, nuk dëgjohet më dhe kjo është një e metë e madhe në muzikën shqiptare. 
– I qëndron besnik rrymës tënde?

– Po, jam këngëtar që i qëndroj besnik një lloj rryme ose zhanri, unë e dua shumë këngën popullore moderne dhe që në fillim të karrierës time i jam përkushtuar kësaj rryme.

– Po prodhohen kaq shumë klipe në tregun muzikor, çfarë mendon për to?

– Është një mundësi e mirë që secili të ketë hapësirën e tij të tregoj talentin, pastaj se sa i talentuar je e vendos publiku. Edhe unë e kam në plan një klip, madje kam në plan që klipin ta realizoj në Amerikë, duke pasur parasysh që kam ftesa për koncerte edhe atje. 

– Çdo të thotë për ty, të jesh një artist i mirëfilltë?

– Për mua të jesh artist do të thotë të jesh në fillim një njeri i sinqertë dhe të dish të duash dhe respektosh ata që të pëlqejnë, duartrokasin dhe vlerësojnë. 
– Çfarë bën ti për t’i treguar publikut kush është Hekurani? 

– Mundohem të qëndroj sa më shumë korrekt në gjithçka që bëj dhe sjell në publik por edhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me pjesën e showbizit.

– Pse këndon Hekurani, për përfitime financiare apo për dashuri ndaj muzikës? -Unë mendoj që çdo koleg i imi këndon për përfitim financiar, unë këndoj vetëm për pasion, sepse kam bizneset që më sigurojnë përfitime financiare mjaft të mira, kështu që muzikën e kam pasion dhe vetëm pasion.
– Përveç muzikës, çfarë pasioni ke tjetër? 

– Ah, pëlqej shumë udhëtimet, i kam edhe ato pasion më vete.

– Për çfarë do të hiqje dorë nga kënga?

– Vetëm dhe vetëm për familjen, për asnjë arsye tjetër, edhe pse uroj që mos jem asnjëherë në atë pozitë
.
– E ke të vështirë të përqendrohesh në muzikë, në familje pa lënë veten pas dore?- Unë rrjedh nga një familje që e do shumë muzikën dhe muzika është gjithçka për në, kështu që nuk e kam të vështirë të bashkërendoj mes tyre. 

– Çfarë pret nga e ardhmja Hekurani?

– Të jem i suksesshëm dhe të arrij të realizoj synimet e mia
Sigal