Heidi Lushtaku, imazhi i firmave të mëdha ndërkombëtare

537
Sigal

Modelja shqiptare që jeton në Zvicër, Heidi Lushtaku, ka firmosur kontrata të reja me firma të njohura zvicerane dhe jashtë saj, brenda një kohe të shkurtër. Lushtaku sapo e ka lidhur edhe kontratën e re me firmën zvicerane ‘Swiss Beaty Training’. “Po, kam lidhur kontratë. Për tri vite do të jem imazh i kësaj firme”, shprehet e lumtur Lushtaku për mediat. Heidi, për vetëm një vit, ka bërë 8 kontrata si imazh i firmave të njohura.

“Jam imazh i ‘Clinic Lemanic’, produkteve kozmetike, ‘La Vallee’, ‘Laurent Membrez’, ‘Hera’, ‘Swiss Training’, ‘Bhi Coiffur’, ‘Mira Esthetique’, ‘PKZ’, etj. Pastaj punoj edhe me disa firma dhe revista gjatë vitit”, tregon Heidi duke shtuar se të gjitha kontratat e saj janë disa vjeçare. Finalistja e “Miss Zvicra 2013”, e cila mori pjesë edhe në garën për vallëzim në Shqipëri “Dancing with the stars”, tregon se i pëlqen të jetë një modele komerciale. “Më pëlqejnë publicitetet televizive dhe mediatike. Natyrisht se mua më përzgjedhin për shkak se jam fytyrë e njohur publike. Të jesh modele komerciale është më e vështirë se sa të ecësh nëpër skenë”, shprehet Heidi.

Ajo thotë se edhe në aspektin financiar këto reklama sjellin më shumë të holla. “Çdo punë në Zvicër paguhet mirë. Por, ku punon si fytyrë publike, pagesat janë shumë më të mëdha. Megjithatë, nuk është e lehtë të arrihet në atë nivel. Për një kohë të gjatë për rreth 13 vjet kam punuar si modele, çka më ka shërbyer që të kem më shumë oferta nga kompanitë vendase dhe të huaja. Jam shumë e lumtur për arritjet e mia”, tregon ajo. Heidi thotë se pushimet i kalon me familjen e saj. “Për shkak të punës, gjatë tërë vitit nuk jam në shtëpi. Prandaj, pushimet dëshiroj t`i kaloj me familje. Këtë vit kemi qenë me familje në Spanjë dhe në Kanë, tregon ajo për mediat.