Harta letrare e botës është thjesht e mahnitshme

532
Njëra nga gjërat që i bënë librat aq të fuqishëm është se ato ju lejojnë të provoni kultura dhe përvoja të ndryshme, pa i jetuar ose pa kaluar me të vërtetë nëpër to. Me këtë ide në mendje, a do të dëshironit ta zgjeronit pak botën tuaj të leximit?
Ndoshta ju do të dëshironit të shkonit pak përtej Harry Poterit, Kodit të Davinçit ose romancës së Daniel Steel, ose librave të tjerë të cilët gjithësecili është duke i lexuar.
Gazeta angleze “The Independent” e ka publikuar një hartë të botës plotësisht letrare, në të cilën secili vend është i përfaqësuar me librin më të famshëm ose më të rëndësishëm nga ai vend.
Natyrisht, kjo hartë mund të krijojë edhe mospajtime. Për Rusinë është zgjedhur “Lufta dhe Paqja”, por shumë lehtë në vend të saj mund të ishte ndonjë vepër e Dostoyevskyt.
Mbretëria e Bashkur përfaqësohet nga “Pride and Prejudice” i cili natyrisht se është një libër shumë i rëndësishëm, por ne jemi të sigurtë se shumëkush mund të thotë se në vend të saj do të duhej të ishte Charles Dickens ose Shakespeare.
Por ajo që e bënë këtë hartë vërtetë interesante është kur shkoni tek vendet si Afrika, Amerika Jugore dhe Azia. Ne të gjithë i njohim klasikët e Letërsisë Perëndimore, por a ka dëgjuar dikush për librit “Unë jam Taksi” nga Deborah Ellis ose “The Antipeople” nga Sony Labou Tansi?
Sigal