Hapet në Muzeun Kombëtar Festivali i Librit dhe Artit Pamor

598
Sigal

Një Festival që përcjell risi

Dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, u hap Festivali i Librit dhe Artit Pamor 2014. Ky Festival është i pari në llojin e vet.  Ky Festival u hap në ambientet e hollit të Muzeut Kombëtar dhe në ambientet e jashtme në brendësi të godinës së Muzeut. Ajo që u vu re ishte se ky Festival përcolli një risi në mënyrën e organizmit, në mënyrën e komunikimit dhe në mënyrën e prezantimit. Kudo në ambiente të ndryshme të Muzeut mund të shihje grupe instrumentistësh, grupe këngëtarësh të rinj si dhe postera të natyrave të ndryshme ku reklamohej ky Festival. Në pamjen ballore të Muzeut binte në sy një  pankartë me dimensionet e mozaikut që ka në ballje muzeu, me portrete të shkrimtarëve dhe piktorëve  të shquar shqiptarë dhe të huaj. E gjithë kjo pankartë ndriçohej nga drita shumëngjyrëshe që tërhiqte vëmendjen e të gjithë kalimtarëve. Ndryshe nga sa kemi vënë re për 24 vjet kur Festivale të tilla zhvilloheshin vetëm në pallatin e Kongreseve, ky Festival sikur përbën një zgjedhje të veçantë, pasi po zhvillohet në qendrën e Tiranës, ku interesi është më i madh dhe ku vëmendja e publikut është më e madhe. Njëkohësisht aty shkojnë për vizitë edhe kalimtarë të rastit për vetë mënyrën e gjetjes së zhvillimit të këtij Festivali. Ky Festival që ndoshta do të jetë i përvitshëm  do të zhvillohet nga datat 23 deri në 27 prill 2014. në këtë Festival marrin pjesë rreth  45 shtëpi botuese ku mund të përmendim shtëpi prestigjioze si “Toena”. “Dudaj”, “Bota shqiptare”, “Botart”, “Elve”, “Ada”, “Baras”, “Pegi”, etj.. Për çdo ditë në të dy sallat e Muzeut do të ketë prmovime të librave të ndryshëm. Sot do të promovohen disa libra nga shtëpia botuese “Toena”, e cila e hap tiparin me librin “Bilbao Nju York’ të shkrimtarit spanjoll  Kirmen Uribe. Sipas organizatorëve ky panair do të ketë surpriza të shumta si në promovime po ashtu dhe në organizime të ndryshme shfaqjesh apo takimesh. Mendohet se në këtë panair do të ekspozohen mbi 35 mijë tituj librash, prej të cilëve rreth 58 libra të botuar ditët e fundit, enkas për Festivalin. Ditën e fundit  ky Festival do të ndajë dhe dy çmime, për shkrimtarët çmimin “Ardian Klosi” dhe për Artin Pamor çmimin “Danish Jukniu”.