“Hands To Myself”, Selena Gomez publikon klipin e ri

667
Selena Gomez ka publikuar ditën e premte një pjesë nga klipi i këngës së saj më të re “Hands To Myself”.
23 vjeçarja është shfaqur tepër seksi në videon e shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.
Pjesë e klipit është dhe modeli Christopher Mason.
Në video Selena pozon para një pasqyre teksa hedh parfum e veshur me të brendshme të zeza.
Më pas ajo duket provokative ndërkohë që qëndron e shtrirë në krevat ku shfaqet dhe Christopher.
Hands To Myself është singëlli i tretë i këngëtares nga albumi i saj më i ri Revival.
Sigal