Hajdutëria e shtetarëve… ka “brirë”, 47 mijë tenderë e koncesione abuzivë në 47 muaj

158
Përparim HALILI
Skaner për 278 prokurimeve të firmosura prej kryebashkiakut të “Lungomares”, që zyrën e ka në Vlorë por jeton në Tiranë
Drejtësia duhet të veproj urgjentisht për të ndalur, goditur e ndëshkuar ashpër krimin që bëhet me tenderët, mbasi ka një një “vargmal” me krim ekonomik, financiar e administrativë të kryer në bashkëpunim prej drejtuesve dhe zyrtarëve të shtetit, në pazare reciproke me subjektet private që shpallen fitues paraprakisht me klientelizëm
Tenderët që institucionet, shëndetësia, kultura, ushtria, policia, bashkitë, prefekturat, Këshillat e Qarqeve, portet detare, ujësjellësit, punët publike, ministritë dhe gjithë institucionet e tjerë që marrin fonde publike nga shteti, apo që janë lejuar nga shteti të administrojnë pjesën e të ardhurave të tyre, në shumë procedura tenderimi kanë si tregues fiktivitetin në llogaritjen e vlerave të financimit me pasojë vjedhjen, por të justifikuara e të maskuara pas ligjeve, VKM-ve, udhëzimeve, urdhrave, rregulloreve të brendshme dhe akrobacive të bordeve drejtuese, të cilët realisht janë banda zyrtare, që përligjin vjedhjet e fondeve publike. Në “Buletinin e Prokurimeve Publike” që publikohet çdo javë, bëhen njoftimet e të gjithë tenderëve të zhvilluar nga entet shtetërorë në Shqipëri. Maska e tyre është zbatimi i ligjit, ndërsa përmbajtja është vetëm një akt: vjedhje e hapur e fondeve të buxhetit të shtetit dhe të ardhurave prej përdorimit të pasurive shtetërore me qira, prej gjobave e taksave që i merren popullatës dhe bizneseve edhe me forcën e prangave të policisë. Janë miliarda lekë nga fondet publike, të cilat tjetërsohen në pasuri personale, familjare, fisnore e ortakërore nga shtetarë të emëruar e të zgjedhur, nga politikanë e drejtorë të çdo niveli. Gazeta “Telegraf” ka denoncuar e do të denoncoj në vazhdim, gjithë krimet financiare që bëhen me tenderët. E jo vetëm kaq, por edhe fiktivitetin e investimeve që duhen bërë sipas projekteve dhe preventivëve, por që faktikisht nuk realizohen, duke u firmosur sikur të jenë kryer… realisht! Është detyrim dhe emergjencë, që drejtësia e sidomos shërbimi i Anti-Krimit Ekonomik-financiar të veproj për të ndalur, goditur e ndëshkuar ashpër krimin që bëhet me tenderët, mbasi ka një një “vargmal” me krim ekonomik, financiar e administrativë të kryer në bashkëpunim prej drejtuesve dhe zyrtarëve të shtetit, në pazare reciproke me subjektet private që shpallen fitues paraprakisht me klientelizëm. Mjafton që drejtësia të hap çdo javë “Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike” (APP) dhe në çdo faqe, do të zbuloj krimin ekonomik-financiar që bëhet e maskohet në njoftimet dhe anulimet e tenderëve, në procedurat e përsëritjes së tenderëve, në ankandet dhe procedurat e shitje-blerjeve publike që shpallen nga ministritë, drejtoritë qendrore e rajonale, nga agjencitë dhe inspektoratet e shërbimeve shtetërore për blerje makinash luksoze, për ndërtim, rikonstruksion e mobilim zyrash, për importin e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të ushqimit dhe ilaçeve në spitale, për koncesione, investime e blerje në ujësjellës, arsim, kulturë e sport, për tenderë që bëhen nga policia e ushtria, nga doganat e tatimet, nga bujqësia, qendrat social-shtetërore, bashkitë, prefekturat, këshillat e qarqeve dhe nga shumë institucione e shërbime të tjera që financohen nga buxheti i shtetit! Çdo javë, brenda “Buletinit të Agjencisë së Prokurimeve Publike” (APP), ndesh batërdinë që bëhet me fondet publike nëpërmjet tenderëve të planifikuar e të sajuar qëllimisht prej drejtuesve shtetërorë dhe bosëve të subjekteve privatë, për të zhvatur lirshëm e qetësisht “një dorë miliona” nëpërmjet vulave e firmave të komisioneve të tenderëve! Krimi me tenderët nuk po ndalet, përkundrazi është bërë e po vazhdon si garë hajdutërie mes drejtuesve shtetërorë. Troç është moto pune me produkt pasurimin jo vetëm të atyre që organizojnë tenderët, por edhe të atyre që i gjykojnë ato në emër “të drejtësisë” së procedurave në APP. Në rastet e abuzimeve, kemi dëgjuar të thuhet: “Vjedhja nuk ka brirë”! Në fakt, në zhvillimin e tenderëve, vjedhja e fondeve publike ka… “brirë” dhe kjo është prezent në hajdutërinë që kanë bërë shtetarët në 47 mijë tenderë e koncesione që janë zhvilluar në në 47 muajt e pushtetit të “rilindjes”, ku rekord është shëndetësia, kultura, policia, ushtria…
Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, “fluturon” 36 milionë lekë për fjetjen e fluturuesve me balona
Tender i zhvilluar me një konkurrues pjesëmarrës dhe fitues, por që deklarohet se ka pasur ka pasur pjesëmarrës, se nuk ka ankesa kur pjesëmarrës dhe fitues edhe vetëm një firmë, e cila nuk ka të deklaruar as vlerën e ofertës për të cilën është shpallur fituese 
BASHKIA VLORË 
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT 
1. Bashkia Vlorë, sheshi “4 Heronjtë”) 
2. Për: [“NELAJ”, adresa: Hotel New – York, Uji i Ftohtë, Vlorë] 
3. Procedura e prokurimit: Kërkesë për Propozim 
4. Përshkrim i shkurtër i kontratës: [Akomodimi i Pjesëmarrësve të Kampionatit Botëror të Fluturimit] 
5. Fondi limit: 3,000,000 (tre milionë) lekë pa TVSH 
6. Burimi i financimit: Të ardhura nga bashkia 
7. Data e zhvillimit te procedurës së prokurimit: 30.03.2017 ora 10.00
8. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedure këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara: Vetëm Shoqëria “NELAJ” K36531290R 
7. Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: ___________________________(ASNJË)
9. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë firmën “NELAJ”-Vlorë, se oferta e paraqitur, me një me vlerë 3,000,000 (tre milionë) leke pa TVSH është identifikuar si oferta e suksesshme. 
10. Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë [Bashkia Vlorë, sheshi “4 Heronjtë”] kopjen e nënshkruar të formularit të kontratës dhe të sigurimit të kontratës, siç parashikohet në dokumentet e tenderit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi. 
11. Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar, oferta e të cilit është dorëzuar me një vlerë të përgjithshme prej [_____________], siç parashikohet në nenin 58 të ligjit për prokurimet publike nr.9643 datë 20.11.2006 
12. Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë: dt.06.04.2017 
Ankesa: JO! Nëse ka pasur, ka marrë përgjigje në datën_____________________

“Albpetrol” paguan qira 168 milionë lekë për 5 makina, kur me to mund të blihen… 10 copë

SHA ALBPETROL ,QPN BALLSH 
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT 
1. [Data 19.04.2017] 
2. Nga : SHA Albpetrol, QPN Ballsh 
3. Procedura e prokurimit : (Tender i Hapur me Mjete Elektronike) 
4. Përshkrim i shkurtër i kontratës: [ “Shërbimi i marrjes se automjeteve me qira”. 
5. Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj nga data e lidhjes se kontratës.] 
6. Fondi limit: 13,968,000 (trembëdhjetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë pa TVSH 
7. Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [20 mars 2017 nr 11] 
8. Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedure këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara: 
9. Operatori ekonomik “Tirana Auto” shpk me NUIS K82318007Q ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 13,960,000 lekë pa TVSH 
10. Nuk ka patur të s’kualifikuar