Habit këngëtarja shqiptare, publikon momentet intime duke u depiluar

617
Kënga e saj “New Rules” u shpall kënga më e mirë e vitit, ajo vetë zuri vendin e parë si këngëtarja më e kërkuar në UK sipas Spotify, me pak fjalë viti 2017 ishte i Dua Lipës e ky sukses duket se do të vazhdojë edhe këtë vit pasi me të nisur viti këngëtarja shqiptare ka nisur punën për videoklipin e ri.
Së fundi me një foto ndryshe nga ato që jeni mësuar të shihni në Instagram, Dua njofton se me datë 12 janar do të publikohet videoklipi i këngës IDGAF (Nuk ma ndjen).
“Videoklipi i këngës sime IDGAF po vjen më 12 janar. Jam shumë e emocionuar që ju do e shihni këtë videoklip”, shkruan Dua krah fotos ku shfaqet me një brisk në dorë duke depiluar sqetullat.

Përpos njoftimit për videoklipin për të cilin të gjithë fansat e saj ishin në pritje, është komentuar shumë edhe kjo foto me të cilën Dua ka tërhequr shumë vëmendjen.


Sigal