Grupi i rrokut “Metallica” nxjerrin singëllin “Enter Sandman”

642
“Enter Sandman” është një këngë nga grupi i rrokut të fortë Metallica. Kjo këngë ishte singëlli i tyre i parë nga albumi i pestë, Metallica në 1991. Muzika u shkrua nga Kirk Hammett, James Hetfield dhe Lars Ulrich. Vokalisti dhe kitaristi Hetfield shkroi tekstet, të cilat të cilat trajtojnë konceptin e anktheve të një fëmije. Kënga arriti certifikim platin për më shumë se 1.000.000 kopje të dërguara në Shtetet e Bashkuara, duke nxitur shitjen e më shumë se 30 milionë kopjeve për Metallica dhe duke e bërë Metallica të popullarizuar në mbarë botën. E respektuar nga kritikët, kënga është paraqitur në të gjitha albumet dhe DVD-të e muzikës së Metallica-s të publikuara pas vitit 1991 dhe është luajtur në mënyrë të drejtpërdrejtë në ceremonitë e shpërblimeve dhe koncerte të bamirësisë.
Sigal