Greta Zani – Këngëtarja e madhe e muzikës shqiptare

1573
Sigal

Greta Zani është këngëtarja më e kërkuar dhe një nga me profesionistet në Shqipëri. Ajo është një këngëtare shumë e veçantë dhe shumë e pëlqyer si nga publiku shqiptar ashtu edhe ai i Diasporës. Greta është ndër të pakta këngëtare,e cila me vokalin që ka bën diferencën nga këngëtaret e tjera, madje renditet te këngëtaret zëri i të cilave nuk përpunohet, as me kompjuter, as me programe të ndryshme, pasi i buron nga shpirti. Ajo renditet tek këngëtaret më të mira që i qëndrojnë besnike  muzikës së tabanit kombëtar shqiptar. Greta njihet edhe si një nga këngëtaret më të mira të muzikës së Shqipërisë së Mesme. Greta Zani është në kulmin e suksesit të saj në këto ditë të nxehta vere. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Të kam dhe s’të kam”. Një këngë shumë e veçantë me një stil komplet ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim këngëtaren e mrekullueshme Greta Zani. Një këngë që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj si brenda dhe jashtë Shqipërie. Me orkestrimin e Vani Rrushitit, me tekst të Vojsava Alisë dhe me një klip shumë profesional të realizuar në Divjakë dhe ka marrë në pak ditë mijëra klikime. Greta Zani është këngëtare shumë e dashur për fansat e saj. Ajo ka realisht një agjendë shumë të ngarkuar, e cila deri në fund të vitit 2018 është tej mase e angazhuar me koncerte, mbrëmje muzikore si dhe ceremoni familjare të shumta që e bëjnë Gretën të dallohet nga shumë këngëtarë të tjerë. Greta Zani është natyrë mjaft pozitive, madje shquhet për raporte të shkëlqyera me të gjithë koleget dhe kolegët e saj. Greta Zani premton se shumë shpejt do na befasojë me projekte të reja me këngë të shumta, por mendon t’i lerë surprizë në ditët në vijim. Për momentin na mbetet të shijojmë këngën e mrekullueshme “Të kam dhe s’të kam”që është kënduar me shumë profesionalizëm nga këngëtarja e pa arritshme Greta Zani.

Enea Cenko