Google projekton robotin që do ju kthej përgjigje mesazheve tuaja në mediat sociale

557
A jeni të lodhur nga nevoja e vazhdueshme për të trokitur në një tastierë xhami vetëm për të qenë në kontakt me miqtë tuaj dhe në vend të kësaj do të donit të kishit një robot tiu ndihmonte me rrjetet sociale?
Përgjigja juaj do vij së shpejti nga Google pasi kompania gjigante ka njoftuar se po punon për një sistem automatikë përgjegjës për kthimin e mesazheve në rrjetet sociale.
Përfaqësues të Google kanë shpjeguar së projekti do funksionoj nëpërmjet disa përgjigjeve të sugjeruara. Pasi ju vjen mesazhi sistemi do përpunoj informacionin duke marrë parasysh kontekstin e bisedës, vendndodhjen tuaj dhe axhenden tuaj të aktiviteteve.
Pas kësaj përdoruesit do ti vihen në dispozicion disa përgjigje të cilat mund të përzgjedhin dhe ti dërgojnë.
Gjithashtu ky sistem do të hesht telefonin tuaj nëse keni nevojë për qetësi apo bisedoni qet me miqtë tuaj që keni në tavolinë pa u shpërqendruar nga njoftimet e celularit. Në këtë moment të gjithë personat që ju kanë shkruajtur do të njoftohen se ju nuk mund të bisedoni për momentin.
Ky sistem robotik është projektuar për ti ndihmuar njerëzit që të jenë gjithmonë në kontakt dhe gjithashtu dhe të mos humbasin kohë dhe të prishin momentet e tyre me njerëzit e dashur.
Sigal