Google ju ndihmon të gjeni telefonin e humbur !

839
Skuadra e kërkimit në Google ka vënë re që njerëzit rregullisht shtypin shprehjen “humba telefonin”. Në vend që të shfaq artikuj me këshilla konfliktuale se çfarë duhet të bëni kur telefoni juaj është vjedhur, ose është fshehur poshtë krevatit, Google do i drejtojë njerëzit te një faqe e re Find My Phone (Gjej Telefonin Tim). Android dhe Apple kanë ofruar shumë cilësime për të gjetur telefonat e humbur, por kjo është hera e parë që ato janë të grumbulluara në një vend dhe të integruara me rezultatet e kërkimit. Zotëruesit e telefonave të humbur mund t’i shkruajnë ose telefonojnë telefonit ose tabletës së tyre, të çaktivizojnë çdo llogari Google në largësi, ose ta shohin atë në një hartë. Për disa opsione, përdoruesit iOS ridrejtohen në faqen iCloud. Mjeti Find My Phone është tani i vlefshëm në My Account, dhe do të vijë së shpejti në rezultatet tuaja të kërkimit plot panik.
Sigal