Goni Sago, aktori dhe talenti i kinematografisë

1236
Aktori tashmë i njohur i filmave aksion në Shqipëri, Goni Sago një imazh i kuruar për skenat kinematografike. Goni njihet si Biznesmen i tekstileve, por ka disa vite që është përfshirë edhe në rolet kryesore të 2 filmave Aksion, Dramë. Një nga këto filma me regjisorë të huaj e një tjetër shqiptar, Goni Sago luan rolin e një grabitësi të bankave, vrasës në grup, si ndër kryesuesit e një grupi mafiesh tek filmi që del së shpejti në kinema “Dashuria s’mjafton” me regji të Drilon Hoxhës. Goni në pamjen e parë të jep imazhin e një aktori të njohur hollivudian, pamja, shikimi, lëvizjet edhe tonaliteti i vokalit që ai përdor gjatë interpretimit të skenave të tij është mbresëlënës! Fotografit që kanë mbërritur në redaksinë tonë e shohim Gonin me armë nëpër duar, djem të veshur me të zeza, gati për thyerjen e ndonjë banke ose vrasjen e ndokujt, por sigurisht që këto janë vetëm skena filmi të inskenuara mirë, sepse Goni në jetën e përditshme është një biznesmen i suksesshëm edhe një djalë i rregullt në detyrat jetësore. Gjithashtu Goni Sago ka një rol të rëndësishëm edhe në filmin’ “Black paradise “ me regjisor të njohur amerikan një nga yjet e Holliwood si “Randall Paul” regjisori amerikan, sapo ka bërë takimin e parë me Gonin është inspiruar mjaftueshëm me imazhin e tij për t’i dhënë një rol të rëndësishëm në filmin “Black Paradise” që do dalë së shpejti në kinematë botërore! Mund të themi lirisht që Shqipëria ka një aktor të mirëfilltë të filmave aksion, që po depërton shumë edhe në tregun e huaj. Regjisori amerikan ka nënshkruar një kontratë afatgjatë edhe për role të tjera me Goni Sagon. 2 filma të rëndësishëm, një shqiptar një i huaj, 2 role të Gonit dhe në të dyja luan role komplet të ndryshme. Tek Goni dallojmë një mjeshtri shumë profesionale aktoreskse, madje tashmë edhe kohën e lirë e kalon duke parë filmat e fundit dhe duke bërë shumë prova. Tashmë Goni mund të themi me plot gojën që, nëse do ecë suksesshëm në këtë rrugë mund të jetë edhe një yll Holliwoodi në kohët në vazhdim. Gonit i janë rritur goxha klikimet edhe në rrjetet sociale në Instagram, por edhe në Facebook. Goni ka një prirje shumë aktoriale të mrekullueshme. Goni Sago premton që do jetë një aktor amator shumë i dashur për publikun shqiptar, por edhe atë të huaj në filmat që janë bërë ftesat jashtë Shqipërie, diçka është e rëndësishme që aktrimi i buron nga shpirti. Ne na mbetet vetëm të shohim filmat e suksesshëm që Goni ynë është dhe do të jetë pjesë e tyre. 
Sigal