“Global Gift Gala” sjell bashkë në tapetin e kuq Eva Longorian dhe Victoria Beckham

609
Stilistja Victoria Beckham dhe aktorja Eva Longoria ishin mes emrave të famshëm që parakaluan në tapetin e kuq në Global Gift Gala, në Londër. Në këtë ankand mblidhen para që dhurohen për bamirësi për gratë, fëmijët dhe familjet në nevojë.
Longoria, e cila kishte veshur një fustan të gjatë blu nga koleksioni i Victoria Beckham, iu tha gazetarëve se gjatë fundjavës kishte vizituar dyqanin e mikeshës së saj në Londër.
“Për një ditë të tërë kam qenë asistente shitjesh. Jam e zonja në këtë punë, edhe më përpara kam punuar edhe në një fast food, kështu që kam eksperiencë me shitjet.”
Ylli i serive televizive “Shtëpiake të Dëshpëruara” së fundmi po punon me një projekt të ri. Ajo ka zbuluar edhe disa karakteristika të përsonazhit që interpreton në telenovelën e re që shafqet në NBC TV.
“Personazhi im quhet Ana Sofia dhe është ylli i kësaj telenovele spanjolle, por ajo nuk di flet spanjisht dhe bëhet shumë qesharake. Në se ju kanë pëlqyer “Housewives”, kjo telenovelë është dhjetë herë më gazmore dhe njerëzit do ta duan shumë.”
Sigal