Gjuha dhe perceptimi i kohës

760
Mënyra se si ne shprehemi është e fuqishme mjaftueshëm për të ndikuar në mënyrën se si vetëdijësohemi për minutat që kalojnë. Ata që flasin dy gjuhë, kalojnë nga një regjim në tjetrin pa e kuptuar as vetë
Çdo gjuhë ofron një organizim tipik të botës rreth nesh dhe elementeve të saj: perceptimi i kohës është një prej tyre. Mënyra se si ne flasim ndikon në mënyrën si e kuptojmë kalimin e minutave dhe orëve, dhe ata që flasin dy gjuhë janë të aftë për të rrokur skemat mendore të çdo gjuhe që ata dinë, duke “rrëshqitur” lehtësisht nga njëra tek tjetra. Zbulimi është botuar në Revistën e Psikologjisë Eksperimentale.
Për shenjimin e ngjarjeve, çdo gjuhë ka një strategji të ndryshme. Për shembull, anglezët dhe suedezët e përshkruajnë duke iu referuar distancave fizike (një pauzë e shkurtër, një martesë e gjatë) ndërkohë që grekët dhe spanjollët e tregojnë me sasi dhe vëllim (një pauzë e vogël, një martesë e madhe).
Ndryshimi i paradigmës
Dy gjuhëtarë të Universitetit Lancaster (Angli) dhe Stokholm (Suedi) u kanë kërkuar atyre që flasin dy gjuhë, spanjisht dhe suedisht, që të vlerësojnë gjatësinë e kohës që kalonte, ndërkohë që shihnin një vijë të kalonte nëpër një ekran, apo një enë duke u mbushur. Ndërkohë, ata dëgjuan fjalën “kohëzgjatje”, si në spanjisht, edhe në suedisht. Nën ndikimin e gjuhës latine, vullnetarët përshkruan gjatësinë e kohës duke përdorur plotësinë e enës. Në suedisht vëmendja u zhvendos tek gjatësia e vijës.
Ata që flisnin dy gjuhë kalonin lehtësisht nga një regjim mendor tek tjetri, duke demonstruar se gjuha mund të ndikojë në funksionet dhe perceptimet tona më të thella, që nga emocionet, deri tek perceptimi pamor, e tek kuptimi i kohës.
Sigal