Gjon Stefa: Dramën “Martiri për Fe e Atdhe Dom Shjefën Kurti”, e cilësoj specifike

939
Sigal

INTERVISTA/ Flet regjisori dhe dramaturgu Gjon Stefa:Veçoj dramën e Nobelistes shqiptare Nënë Terezës “Nëna e të gjithëve”

    Aktiviteti i tij shtrihet në një distancë kohore të gjatë prej 50 vitesh. Punët e të para zënë fill në aktivizimin me grupin amator artistik të Ndërmarrjes së Zooteknikës në Shkodër ku ishte regjisor, po edhe si aktor amator në të dy zhanret, atë të dramës  po edhe të estradës. Ndër të vlerësuarat e asaj kohe qenë drama “Të pamposhturit” e Minush Jerës dhe “Me shpatë ë dorë” të Kastriot Zaraqit, ku patëm fituar çmime, përkatësisht të tretë dhe të dytë në olimpiadat teatrore të qytetit të Shkodrës në vitet 1968 dhe 1970.

     Mbas, do të aktivizohej në N.B. “Perlat Rexhepi” të Shkodrës me grupin amator të saj, ku do të vinte në skenë dramën “Gjetani” të Kol Jakovës (çmimi i tretë 1972) dhe dramën “Kthesa e madhe” bashkautor Beqir Sahatçiu e Gjon Stefa (çmim të dytë v. 1975). Do të fitonte çmime në festivalet e estradave të grupeve amatore të ndërmarrjeve të Shkodrës, po më këtë grup, në vitin 1973 vend të tretë, dhe në vitin 1974 vend të parë, befasuese kjo për kohën kur merrnin pjesë rreth 39 grupe amatore ndër to me shumë emër, si ajo e Hidrocentralit të Vau-Dejës, Fabrika e Cigareve, Nd. Artistike, Klubi i Artizanatit, Kombinati i Drurit e etj..

 Cilat janë dramat që ju keni venë në skenë në teatrin “Migjeni”dhe jashtë saj?

Duke mos rënë në përsëritje të aktiviteteve  skenike të vëna e të prezantuara më sipër, po ju rendis dramat që kam arritur të prezantoj mbas vitit 2006, kryesisht në teatrin “Migjeni”, si dramaturg, regjisor e skenograf në të gjitha dramat e prezantuara. “Në vorbullën e martirit” (14.03.2006), në Teatrin e Lezhës dhe më dt.1.03.2006              në teatrin “Migjeni”. Në këtë dramë e veçanta e saj ka qenë se për herë të parë prezantohen në skenë personazhe partiakësh komunist negativ. Po për herë të parë në skenën shqiptare kam arritur të prezantoj figurën e Nobelistes shqiptare Nënë Terezës në dramën “Nëna e të gjithëve”, prezantuar në teatrin “Migjeni” me dt.17.02.2008, natën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nën interpretimin brilant të aktores së teatrit “Migjeni” Merita Smaja. Suksesi i kësaj drame, solli daljen në skenë edhe të një tjetre themeluese të një urdhri murgeshash, atë të Motrave Stigmatine, shumë të ndjeshme në aktivitetin e tyre jo thjesht fetar, po më së shumti kulturore edukativ të formimit të femrës së kulturuar e të denjë shqiptare. Drama titullohej “Për dashurinë e suor Anna Lapinit” , dhënë në teatrin “Migjeni” më dt. 13.05.2009.

Cilët janë aktorët që ju keni pasur bashkëpunim të mirë e të vazhdueshëm?

Në përgjithësi unë punoj me aktor amator e suksesi më i madh i imi qëndron pikërisht se pikërisht me to e shpesh edhe më fillestar, kam arritur të kem suksesin. Po kjo nuk më ka ndaluar të kem bashkëpunim dhe me aktor profesionist si me Merita Smajën, Gjon Kolën, Rita Gjeka, Gjovalin Gjonin, Ramiz Ramën e tjer, si dhe aktor të humorit si me Zef Deden , Drande Xhajën Anton Krosen. Do të veçoja aktorët amator si Paulin Ujkën, Tomas Vatën, Zef Ndojën, Margerit Hilen, Adriana Markun, Luçiana Vaten, Romina Gjonin etj..

Cilin aktor do të veçoni në bashkëpunimin tuaj?

Nga profesionistët do të veçoja aktoren Merita Smaja në bashkëpunimin  me të në tri dramat e prezantimit të saj të suksesshëm. Tek drama “Nëna e të gjithëve” në prezantimin me përgjegjësi e korrektësi të plotë, mishërim të figurës së Nënë Terezës, rol ky, si realizimi më i mirë e karrierës së saj. Mbas në dramën “Për dashurinë e suor Anna Lapinit”. Përsëri në prezantim të rolit kryesor, atë të e “Anna Lapinit”. Edhe në dramën e tretë “Denoncojnë skllavet e seksit”, ndonëse jo në rol kryesor, prezantohet denjësisht në rolin e tutores. E veçoj këtë aktore jo vetëm për bashkëpunimin e suksesshëm artistik po dhe atë njerëzor.

 Cilët janë regjisorët që ju vlerësoni më shumë brenda dhe jashtë vendi ?

   Kësaj pyetjeje do i përgjigjem pjesërisht. Do jap opinionin tim për regjisorët që kanë punuar në qytetin e Shkodrës. Nga rinia e ime kujtoj me respekt punën e bërë nga regjisori Lec Shllaku, veçanërisht në prezantimin e veprave klasike botërore. Ndërsa më pas, do të veçoj punën me shumë fantazi e krijimtari të regjisorit të shumë dramave të suksesshme me trupën e Teatrit “Migjeni”, Sarafin Fankon, i cili i ngriti lart vlerat realizuese të kësaj trupe që pozicionohej e vlerësuar gjithherë ndër më të mirat në rang vendi.

 Cili është motivi që ju u frymëzuat për të bërë dramën “Martiri për Fe e Atdhe Dom Shjefën Kurti”dhe ç’përbën subjekti i dramës?

       Prej kohe është prezantuar në administratën e Vatikanit lista e 40 martirëve të fesë katolike për tu shpallur “Martirë” dhe pritet së shpejti prezantimi i tyre i mundshëm. Mosha e ime ka bërë që të kem patur fatin të përjetoj e të njoh shumë  prej këtyre meshtarëve. Çdo herë jam ndjerë krenar nga qëndrimi burrëror dhe shumë i përkushtuar, jo vetëm ndaj fesë po dhe në kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut. Kjo jo vetëm për faktin se unë i takoj besimit katolik, po dhe thjeshtë si një shqiptar që e do vendin e tij. Gjithherë jam entuziazmuar  nga aktiviteti i tyre, deri në sakrifikim sublim ndaj binomit “Për Fe e Atdhe”. Është pikërisht ky opinion i kthyer në ndjenjën e detyrimit që më ka shtyrë që të prezantoj diçka nga jeta e tyre. U zgjodh të jetë prezantimi i jetës së Dom Shtjefën Kurtit si ma tipiku ndër to. Për ta prezantuar sa ma mirë atë, më kanë ushqyer me materiale historike nga jeta e tij, z. Nikolin Kurti, njeri nga pjesëtarët trashëgimtar të familjes Kurti.

      Pak për subjektin. Një meshtar kosovar i përkushtuar që nuk ngushtësohet në aktivitetin e tij fetar, po është i gatshëm të sakrifikohet në mbrojtje të bashkatdhetarëve që më së shumti janë të besimit islam. I detyruar nga shovinizmi serb, largohet nga Kosova dhe shërben denjësisht në Shqipëri, kryesisht si famullitar në Tiranë. Aty dallohet për kontributin e tij ja thjesht fetar, por human njerëzor. Kërkohet nga regjimi i diktaturës komuniste që ai të vihet në krye të administratës së fesë katolike me kusht që ai të kërkojë shkëputjen nga Vatikani, gjë të cilën ai për asnjë arsye se pranon. Kjo bëhet shkak që ai të burgoset, të keqtrajtohet shtazërisht dhe të dënohet 20 vjet burg. Mbas lirimit të tij, në kohen kur ky regjim me ligj ndalonte aplikimin e fesë, ai nuk heq dorë nga detyra e përkushtuar e fesë të cilën dhe e ven në jetë me guxim, kur i paraqitet mundësia. Për këtë, përsëri dënohet, por këtë rrallë me dënimin me vdekje, kjo jo vetëm për qëndrimin e guximshëm të tij, por edhe për tu bërë “kokë turku” për të tjerët. Ky qëndrim dhe ky dënim i realizuar, bëhet shkak i bujshëm ndërkombëtar.

Cila është puna regjisoriale me aktorët që po punojnë e rolet e caktuara, skenografia, mesazhi i dramës?

Mbas ndërtimit të dramës jo thjesht historike të një jete martiri, po të përgjithësimit të të shumtëve martirë, si dhe aktualizimit të jetës jo vetëm të tyre po dhe të jetës nen diktaturën komuniste, filluam punën për gjetjen e elementit interpretativ, kryesisht nga  anëtarët e trupës së Shoqatës Kulturore Teatrore “Zef Jubani”. Po punohet me përkushtim, po jo në kushte të mira për mungesa jo vetëm komoditeti i ambienteve, po edhe për faktin se trupa nuk është plotësisht e mundur të aktivizohet së bashku në të njëjtën kohë, për faktin e angazhimeve të tyre në detyrat jetësore. Prandaj jemi të detyruar të punojmë të fragmentarizuar me aktorët. Është punuar për një interpretim të mishëruar të roleve që të jenë sa më bindës e të natyrshëm. Gjithsesi, po ecet dhe tani jemi në prag të përfundimit të provave dhe po përpiqemi që ta mobilojmë me komponentët e tjerë, si efektet fonike e vizive si dhe ndërtimin e skenave. Skenografia e saj është e mbështetur tek krijimi i ambienteve që aktualizojnë veprimin. Ajo është krijim i imi dhe zbatim i piktorit të Teatrit “Migjeni” Hysni Halili. Bashkëpunim ky i suksesshëm në disa drama.

    Në prezantimin e kësaj drame që tenton të paraqes “ Rrugë skëterre ndriçuar nga pishtarë martirizimi”, pretendohet që të realizohen idetë e saj kryesore si ajo “Vlerat Hyjnore e njerëzore, rrezatim për brigje të pa ndriçuara” ; “Për idealin FE E ATDHE çdo  gjë, deri në shkrifim sublim”; “ Dashuria njerëzore, shtytje e madhe për vepra të mira.” etj..