Gjithmonë arrij atë që dua !

851
Nga Hermes Nikaj
Këngëtarja simpatike Enita Ismaili: E dashur, e çiltër & shumë ambicioze… 
Enita e solli këngën e saj të verës, ashtu siç kishte premtuar në intervista të saj për mediat. ‘Ke me vujt’ titullohet klipi që këngëtarja simpatike ka lancuar, një klip i mbushur plot me ngjyra, plot dritë dhe mjaft i arrirë. Enita, suksese të mëtejshme! 

1-Enita, vjen me një këngë shumë të bukur ‘Ke me vujt’, cili është rrugëtimi që ndoqi kjo këngë derisa doli në versionin përfundimtar? 
Kjo këngë është një realizim veror, një këngë ritmike, bashkëpunim (duet) me këngëtarin Fatmir Daja. Teksti është bërë nga e talentuara Rozi Radi, kënga nga Maringlen Boja, ndërsa produksioni Nga Swart. Është bërë një punë e mirë si në këngë ashtu edhe në klip dhe shpresoj të pëlqehet shumë. 

2-Pse zgjodhe pikërisht tani të sjellësh klipin ? 
Sepse është verë, vera ka alegri, ritëm, duhet muzikë për të kërcyer. Ishte moment i duhur. 

3- Bashkëpunimet janë kthyer në trend, Pse ? 
Këtë radhë mendova të vij me një bashkëpunim. Për sa i përket bashkëpunimit cdo gjë ka qënë spontane. 

4-A të pëlqen puna që bën ? 
Jam shumë e lumtur me profesionin që kam, sepse bëj atë që dua. 

5- E shikon këngën si profesionin që do bësh gjithë jetën ?
Ndoshta, nuk e di! 

6-Si do ta përkufizonit veten me tri fjalë? 
E dashur, çiltër dhe shumë ambicioze. Gjithnjë arrij atë që dua! 

7-Jeta private, si shkon? 
Jeta private shkon shumë mirë. 

8-Lakmon ? 
Kam ambicie, jo lakmi. 

9-Konkurrencën, si e sheh? 
Nuk e kam parë asnjëherë, më kanë parë si konkurrente, unë askënd. 

10-Dashuria për ty është..?
Familja, vajza ime Sonila dhe puna ime. 

11- Pro, apo kundër kirurgjisë estetike? 
Jam pro kirurgjisë plastike, në rastet e problemeve ekstreme. 

12-Pjata juaj e preferuar? 
Janë gatimet e nënës time dhe supërat në përgjithësi. 

13-Ku preferon t’i bësh pushimet? 
Ne këngëtarët jeni shumë te zënë në sezon veror me aktivitete dhe gëzime familjar dhe s’para na del koha të pushojmë por bregdeti më pëlqen shumë. 

14-Kujt ia dedikon suksesin tënd? 
Nuk mendoj që ka vend për dedikime pasi e shikoj thjesht si rezultat të punës sime. 

15-Në fund do thoshe… 
Do të të falënderoja ty në radhë të parë, për këtë intervistë shumë të këndshme. Falënderime te pafundme dhe për të gjithë ata që më mbështesin!
Sigal