Gjirokastra pret krahëhapur Kuvendin e V-të të Labërisë

814
Sigal

Shoqata kulturore atdhetare “Labëria” dega Gjirokastër pret me kënaqësi zhvillimin e Kuvendit të V-të në Gjirokastrën e festivaleve, ku ka gjëmuar iso-polifonia labe, që prej vitesh është bërë thesar i kulturës botërore në UNESCO. Historia e Labërisë është histori e madhe, që nga lashtësia e në periudha të ndryshme si periudha e rilindjes kombëtare dhe ajo antifashisto-naziste, që ka dhënë luftëtarë trima dhe patriotë. Me qindra mijëra luftëtarë në këto luftëra janë ngritur për kombin. Ashtu siç është shkruar dhe folur  në historinë e Labërisë. Të shumtë janë dëshmorët dhe heronjtë vetëm në luftën e koalicionit antifashisto-nazist dhanë jetën 28 mijë dëshmorë e dhjetëra heronj mes tyre janë edhe dëshmorët dhe heronjtë e Labërisë. Kështu duhet ta njohim ta duam dhe ta respektojmë shoqatën tonë “Labëria”, anëtarë të së cilës jemi, për ta ngritur edhe me lartë kulturën, vlerat, atdhetarinë për kohën që jemi dhe atë që do të vijë,për ta rritur edhe më tej lartësinë e saj. U zhvillua fushata zgjedhore, së pari në nëndegët komfor statutit të shoqatës. Me një sensibilizim të anëtarëve të shoqatës dhe gjithë opinionit gjirokastrit. Kryesitë e reja që dolën nga mbledhjet shfaqin iniciativa për përforcimin e nëndegëve  me anëtarë të rinj dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore atdhetare. Nëndega e Komunës Antigone mori si iniciativë, që pa kufizuar dëshirën e anëtarëve të çdo familjeje, për t’u bërë anëtar  të shoqatës “Labëria”, por ta quajmë si detyrim që çdo familje të ketë një anëtar të shoqatës, si dhe të bëhen abonime në gazetën “Labëria” 100 %.  Nëndega e Komunës Picar u programua veç pranimit të anëtarëve të rinj e abonimit në gazetë të të gjithë anëtarëve të shoqatës vendosën të organizojnë  gjatë muajve para kuvendit grupet e këngëve dhe valleve popullore labe. Pas përfundimit në nëndegët më 26.11.2013 u zhvillua konferenca e shoqatës rrethit në qendër, ku u mbajt raporti nga nënkryetarja Vjollca Çekani mbi analizën e periudhës së kaluar. Dhe diskutimeve analitike u zgjodh kryesia e re me kryetar Ylli Muho. Dhe tre nënkryetarë dhe një sekretar. Kryesia e re menjëherë hartoi programin në kuadër të Kuvendit të V-të të Labërisë në muajin prill. Në 14 dhjetor kryesia organizoi një takim festiv kushtuar festave të fund vitit, ku u prezantua kryesia e re dhe folën Kryetari Ylli Muho, Vjollca Çekani, Skënder Korkuti, gjithashtu, ju kushtua në fjalët e tyre sensibilizimi për Kuvendin e V-të. U shfaqën mendime dhe propozime nga pjesëmarrësit si: të bëhen një ekspozite fotografike dhe e librit nga aktivitetet e shoqatës me libra të autorëve lebër, ku secili autor lab t’i dërgojë komisionit të caktuar për këtë ekspozitë fotografitë e librat e tij, për t’u pasqyruar në sallën ku do të bëhet kuvendi. U fol për organizimin e grupeve dhe të këngëve gjithnjë në prag të kuvendit. Aktiviteti u mbyll me këngë nga grupi i Picarit recitime dhe koktej.

Gezdar Serjani