Gjërat të cilat janë më të mira për lumturinë tuaj sesa burri ideal

153
Shumica e njerëzve janë të bindur se lumturia e vërtet përfshin të martuarit me burrin ideal dhe për të pasur fëmijë.
Megjithatë në realitet ka një bollëk me gjëra të cilat mund t’ju bëjnë më të lumtur dhe t’jua shtojnë domethënien e jetës së tyre.
Prandaj, më poshtë i keni disa nga gjërat të cilat janë më të mira për lumturinë tuaj sesa gjetja e burrit ideal.
Shëndeti dhe mirëqenia
Një trup i shëndetshëm do të thotë një trup i lumtur. Me shëndet të mirë nuk do të keni vështirësi në përditshmërinë tuaj dhe jeta juaj do të jetë e mbushur me plot ngjyra: s’do të keni dhimbje të kokës, s’do të ftoheni e as nuk do të keni muskuj me dhimbje. Përpiquni ta monitoroni shëndetin tuaj, dhe do të shihni se si kjo do të ndikojë në lumturinë tuaj.
Puna e ëndrrave!
Nuk duhet bërë një punë vetëm për shkak të parave, por edhe për shkak se e doni atë punë. Në shumicën e rasteve, suksesi financiar vjen nga puna të cilën vërtet e dashuroni. Një punë e cila asnjëherë nuk ju mërzit dhe gjithmonë ju sjellë kënaqësi.
Miqtë e vërtetë!
Miqtë e vërtetë janë të rrallë si dashuria e vërtetë. Një mik i vërtet është ai/ajo të cilit i beson më shumë se vetvetes. Është dikush i cili ju kupton vërtet dhe me të cilin i ndani vlerat dhe interesat e përbashkëta. Ju qeshni së bashku, qani së bashku, por gjithmonë mund të mbështetni në njëri-tjetrin.