Gjendet nëndetësja e Luftës së Parë Botërore me 23 trupa në bord

667
Rrënojat e një nëndetësje gjermane nga Lufta e Parë Botërore që mban trupat e 23 anëtarëve të ekuipazhit thuhet se janë gjetur në thellësi të Detit të Veriut. Sipas transmetuesit belg VRT, mendohet se nëndetësja është goditur nga një minë. Carl Decaluwe, guvernatori i Flanders Perëndimore, tha se anija e cila ishte 88 metra e gjatë dhe 20 metra e gjerë, ishte një gjetje unike.
Ai tha për gazetarët të martën: “Është i pabesueshëm fakti që kemi gjetur diçka të tillë.”
“Nëndetësja është në gjendje aq të mirë sa mund të supozojmë se të gjithë trupat janë ende në bord.”
Autoritetet thanë se nuk mund të përcaktonin ende vendodhjen e saktë të anijes së mbytur, të gjetur nga hulumtuesit.
Më herët këtë vit, për herë të parë u botuan fotografi të paekspozuara më parë, të nëndetësve gjermane të Luftës së Parë Botërore në një bregdet në Britani. Anglia historike pati vendosur të shënonte përvjetorin e 100-të të deklaratës së Gjermanisë për beteja të pakufizuara të nëndetësve, duke publikuar pamjet e sapo gjetura.
93 anijet gjermane të stacionuara në portet belge mposhtën më shumë se 2.500 anije, por ishin gjithashtu të sulmuara vetë, me 70 prej tyre të humbura në det, duke vrarë 1.200 marinarë.
Nuk është ende e qartë se cila prej anijeve është gjetur.
Një zyrtar belg tha se do të hetojë për të mësuar nëse anija e mbytur mund të njihet si pjesë e trashëgimisë.
Përdorimi i nëndetëseve në Luftën e Parë Botërore për të përçarë rrugët tregtare britanike në Kanalin Anglez dhe në Detin e Veriut ishte një pjesë e rëndësishme e taktikave ushtarake të Gjermanisë.

Sigal