Gigi, së shpejti ëngjëlli i “Victoria Secret Fashion Show”

526
Një ëndërr që bëhet realitet për Gigi Hadid. 20-vjeçarja njoftoi të enjten se do të jetë në pasarelë muajin e ardhshëm në “Victoria Secret Fashion Show”.
Kompania e të brendshmeve të femrave gjithashtu konfirmoi lajmin duke publikuar edhe një video në Instagram, në momentin kur Hadid merr ftesën. Pasi bën një ecje të shkurtër në pasarelën e improvizuar, drejtuesi i jurisë i thotë asaj: “Çfarë do të bësh më 9 dhe 10 nëntor?.  “Nuk e di”, përgjigjet Gigi. “Pse nuk vjen të na bashkohesh?, e pyet përsëri burri. “Vërtetë”, përgjigjet Gigi, që bie në gjunjë nga gëzimi.  “Victoria Secret” në video shtoi edhe përshkrimin: “Ne i pëlqejmë surprizat… dhe sapo i bëmë një të madhe Gigi Hadid në audicionin e sotëm. Shihemi në pasarelë, Gigi!”.
Sigal