Gigi Hadid, kjo supermodele e famshme brenda një viti

520
Brenda një viti modeles Gigi Hadid i ka ndryshuar jeta. Nuk ishte e njohur, por skishte dyshim që një ditë do të bëhej e tillë duke parë hiret e saj por edhe personalitetin. Bjondja bukuroshe, e cila numëron 6.4 milionë ndjekës në Instagram, së fundmi është shpallur një nga modelet më te paguara duke grumbulluar në 2014-tën, 2.5 milionë dollarë në total falë fushatave publicitare apo sfilatave zhvilluar intensivisht gjatë karrierës së saj. Megjithatë titullin e mbretëreshës nuk ja marrin dot brazilianes Gisele Bundshen e cila numëron në llogarinë bankare 44 milion dollarë. Vendin e dytë dhe të tretë në këtë listë e zë Adriana Lima dhe Cara Delevingne!
Sigal