Gigi “çmend” fansat në Barcelonë

655
Ajo është në kulmin e karrierës së saj, ka shkëlqyer në Javët e Modës dhe është bërë imazhi i koleksionit të fundit të Tommy Hilfiger.
22-vjeçarja jo vetëm që ka rrëmbyer vëmendjen në Barcelonë për të promovuar këtë bashkëpunim me Tommy Hilfiger, por është përpirë nga fansat të cilët thuajse e kanë bllokuar parakalimin e saj në tapetin e kuq.
Të gjithë donin ta preknin, përqafonin dhe të bënin selfie me të. Ndryshe nga herët e kaluara Gigi është treguar shumë e dashur me fansat e saj, e megjithatë duhej ndërhyrja e rojeve personale që të shkëpusnin modelen nga ajo rrëmujë.

Sigal