Gëzim Tirana: Peizazhet e Tiranës janë magjepse

148

PERSONAZH/ Flet piktori Gëzim Tirana: Piktura është art, por ende nuk është kthyer në kulturë

E ka filluar pikturën në moshë shumë të vogël, 5-6 vjeç.  Kishte indikacione nga Tefik Dedeji që e kishte komshi dhe ishte një piktor i mirëfilltë dhe një djalë xhaxhai që ishte skulptor. Në fillim bënte  disa piktura me laps dhe pastaj me ngjyra. Sipas tij, qysh para 3 dekadash kishte një koleksion pikturash që edhe vetë se besonte që në atë kohë mund të hapte një ekspozitë. “Dua të kujtoj se para 30 vjetësh kam bërë dhe disa piktura të veçanta me bojëra vaji që sot i ka të gjitha motra ime e vogël në një vilë që është tek pazari i ri. Ajo i ka pasuri pikturat e mia. Ato kanë qenë pikturat e para që unë i kam bërë me shumë pasion dhe shumë dëshirë”, thekson Tirana.

 Mbiemri Tirana ka ndonjë të veçantë?

E veçanta është se jam nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, që ka njerëz të mirë, shpirtmëdhenj, të urtë, paqësor, të dashuruar me librin dhe me pikturën. Jo më kot është zgjedhur kryeqytet. Pra kam mbiemrin e qytetit të lindjes.

 Çfarë të veçantash ka Tirana?

Ka shumë peizazhe, që nga qendra, kalaja, liqeni, ndërtesa piktoreske, kodrat, kopshtet, rrugët kryesore. Sidomos natën Tirana të magjeps. Ka shumë peizazhe mahnitëse.

Në këto peizazhe e ke mbështetur ekspozitën që do hapësh?

Po, mbi këto peizazhe. Dua t’ja dedikoj qytetit tim. Në Tiranë në çdo hap që të hedhësh ke çfarë të marrësh, çfarë të shohësh.

 Kur erdhi për ju  periudha e vlerësimit real të pikturës?

Në vitin 1996. Periudha  e parë ka qenë që unë nuk e vlerësoja aq sa duhet veten time dhe punët e mia. Për mua ishin apo më dukeshin të thjeshta po për ato që i shihnin për herë të parë befasoheshin. Rriten ritmet, shpejtësia e punimeve dhe filluan njerëzit të afrohen. Dhe sot numëroj afërisht 2000 punime nga më të ndryshmet që edhe vetë kur i shoh nuk e besoj.

-Ku  dhe kur është hapur ekspozita e parë dhe me sa piktura?

Ekspozita e parë është  hapur në Durrës në vitet 2002 në plazhin e Durrësit tek Apolonia. Atje ishin 12 punë që i kisha bërë së fundmi me disa pamje nga deti dhe nga Vlora, si dhe Gjiri i Lalzit. Ishin piktura të bukura, por njerëzit  nuk kishin filluar akoma ta kuptonin pikturën time me veçoritë e detit. Suksesi më i madh ka qenë kur erdhi  një përfaqësi e një studioje të madhe gjermane.

 Për cilën studio bëhet fjalë?

 Për studion numër dy në botë për postera nga Frankfurti. Kjo studio bëri përzgjedhje me piktorët më në zë në Tiranë, duke futur këtu Sali Shijakun, Alush Shimën dhe të tjerë. Ato kaluan rastësisht në  dyqanin tim që kam edhe sot dhe panë që unë përdorja ngjyrën e verdhë, blu dhe të kuqe të papërzier, të plotë, me ngjyrën reale. Duke kaluar në rrugën që unë kam studion, menaxheri gjerman ndalon dhe sheh nga jashtë me interes pikturat. Shoqërues i tij ishte një djalë shqiptar që e dinte gjermanishten shumë mirë. Ai më merr në telefon (pasi nr e cel e lë në derë të varur) dhe më thotë se ku ndodhem. Shkoj menjëherë dhe ata thonë se duam disa postera dhe pikturat duam që të na i bësh ti. Do të japim tre telajo me 60×80 dhe do të na bësh tre piktura. Një lule e bardhë me një sfond vishnje, një perëndim dielli në Afrikë dhe disa  gra afrikane. Ato i  shumëfishonin edhe me stampë dhe i shesin në të gjitha supermarketet në botë. Dihet se sot në botë përdorin vetëm postera dhe jo piktura origjinale sepse edhe kostoja e pikturave origjinale është shumë e lartë. Unë i mbarova për dy ditë dhe i thashë që  të vinin t’i merrnin. Ata u çuditën nga  koha  shumë e shkurtër  që unë i kisha gati. I morën dhe i pëlqyen. U bë përzgjedhja  nga komisioni që  drejtonte këtë punë dhe më marrin në telefon dhe më thonë se je i përzgjedhuri jonë dhe do të sjellim të gjitha materialet  që duhen nga firma për bashkëpunim (nga Gjermania).

 Cilët nga piktorët e njohur botëror të pëlqen?

Van Gogu. Piktura e Van Gogut të gozhdon. P.sh në një pikturë që jam e kam riprodhuar, janë pishat e buta me një diell dhe me një qytet të errët. Është një pikturë e goditur, por që unë e kam arritur me shpatull dhe penel dhe me ngjyra  origjinale pa përzierje ta imitoj. Veçantia e pikturës me shpatull është se në shpatull vihen 3-4 ngjyra dhe ato plotësojnë njëra –tjetrën.

*********************************************

Albert ZHOLI/ Aktivitetet kulturore çelësi i suksesit të turizmit

 Po hyjmë në muajin e dytë të stinës së verës, që përbën kulmin e turizmit në vendet mesdhetare. Për hir të së vërtetës duhet thënë se sezoni turistik i vitit 2013. kaloi me shumë dhimbje..Në atë sezon u “dorëzua” jo vetëm shteti por edhe, Bashkia, qyteti, komuna por edhe indivisët e bisnesit turistik miren me bilancet. Iku dhe një sezon pa u kuptuar. U prit me ankth, u largua me zhgënjim ai sezon turistik, por ajo që duhet thënë me gjuhën dhe sytë e së vërtetës është se ai vit ishte i “thatë” për turizmin shqiptar. Vetëm 15 ditëshi i dytë i korrikut dhe 15- ditëshi i parë i gushtit mund të themi se zgjuan disi parashikimet e biznesit turistik, ndërsa  muajt qershor, korrik, do mbahen mend si etja e madhe për të parë turistë.

Risi e qeverisë së re, por sfida vazhdon

Të metat vitin e kaluar ishin të shumta. Ato janë si stiva e druve që nuk mund ti dallosh por dhe s’mund ti ndash nga njëra tjetra. Një shtet i pa organizuar, një startegji e papërgatitur. Çdo gjë fillon nga reklama. E vakët deri në heshtje të plotë, puna dhe reklama e qeverisë vitin e kaluar, por që pati një përmirësim të dukshëm këtë vit. Angazhimi total i qeverisë për pastrimin e zonave bregdetare përbën një nismë serioze. Ishte një risi që u shtri në disa javë. Por ajo që i mungon më shumë turizmit shqiptar është mungesa e një guide turistike të detajuar.  Ne jemi ndoshta i vetmi vend në botë pa një guidë turistike të unifikuar, apo të orientuar. Tek tuk gjen ndonjë përpjekje sporadike të individëve që botojnë me iniciativat e tyre guida turistike, për qendra, qytete, komuna të posaçme. Ministria e Turizmit ka bërë një propagandë serioze për turizmin, por ndoshta në strategjinë e saj nëj Guidë e tillë nuk mund të sistemohej dhe të implemetohej brenda harkut kohor të nëj viti, por që duhet të jetë pjesë e startegjisë vitin e ardhshëm.

Programet vjetore turistike

Ato janë çelësi i suksesit të turizmit në çdo vend. Ky program përcakton vendet e turizmit detar, malor, fushor, etj…Përcakton muajt e pushimit për çdo ktrahinë apo qytet. Përcakton numrin e shtertërve, rrugët nacionale lidhëse, rrugët dytësore për mbritjen në destinacion, gatimin, shërbimin, çmimet. Kohëzjgatjen e çdo lloj turizmi, kushtet çlodhëse, mjekësore, kapacitetet, programet kulturore artitike, teatër, filma, ndeshje miqësore, banda instrumentiste lëvizëse, etj.. A janë parë këto në Minsitrinë përkatëse të shtetit shqiptar? Po në Bashkitë apo komunat që ajnë vende turistike? Aspak, madje mund të themi me bindje të plotë se asksuh në adminsitartën shtetërore, apo në Bashkitë, se kanë idenë e këtyre planizimeve, apo progframimeve vjetore. Vetëm me programe të tilla turizmi mund të jetë rezultativ.

Aktivitetet kulturore kërkesë e kohës

Simbas bisedës me shumë miq që pushuan më 2013 në Korfuz , theksuan se aty çdo ditë kishte, teatër, opera, vizita në qendra monumentesh, xhonglerë, banda lëvizëse, ndriçim i gjithanshëm, promovime, ekspozita nga më të ndryshmet, koncerte të hapura, cirqe lëvizës, shëtitje të organizuara. Dhe Korfuzi është 16 km larg Sarandës. A janë parë organizime të tilla në Sarandë në këto 23 vjet. As që imagjonohen. Kjo bën që saranditët të shkojnë në Korfuz për pushime, durrsakët dhe tiransit në Sarandë. Ky është turizmi ynë. Kur Saranda ka vende të paimagjinueshme për të vizituar si Butrintin e famshëm, Syrin e Kaltër, Kalanë, Finiqin, Dyzet Shenjtorët, Ksamilin. Po kush duhet t’i organizojë? Po kështu mund të flitet për Durrësin, Shëngjinin, Vlorën, Himarën, etj..