Gëzim Llojdia: A do të rikthehet “Bukuroshja” e Vlorës?

1399
  1. Vasha e Vlorës, fotografuar nga Instituti italian: “Luce”. Fotua njihet edhe përmes publikimit në riprodhime fotografike të tjera, që gjenden në librat historikë. Pyetjet që janë të natyrshme e që i interesojnë botës shqiptare intelektuale dhe masive:
  • Cili është portreti i vashës së Vlorës?
  • Kush e gdhendi këtë bukuri në shekullin IV p.e.s?
  • A nuk duhet të rikthehet në atdhe: “Bukuroshja e Vlorës”?
  • Kush e ka fshehur apo kush e prezanton këtë si produkt i një kulture tjetër, ndonëse ajo i përket këtij vendi dhe banorëve të tij të lashtë.
Sigal

Mirëpo deri më sot njihet vetëm trupi i gdhendur i cili ishte jo i plotë që kur doli në dritë. Edhe në foton e Institutit “Luce” dhe në fotot e më vona gjendet busti pa kokë. Mirëpo problem përbën edhe një fakt edhe më i rëndësishëm: Ku gjendet aktualisht apo cilin muze të botës pasuron kjo skulpturë e punuar bukurisht dhe mjeshtërisht?

Një histori intriguese ka sjellë DRKK Vlorë:

“Vasha e Vlorës” u zbulua gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në qendër të qytetit të Vlorës në vitet e Luftës së Parë Botërore. “Vasha e Vlorës” përfaqëson një statujë 62 cm të lartë të punuar në gur gëlqeror. Veshja që mban figurina dallohet për veçoritë e veshjes klasike dhe datohet të jetë punuar në shek. IV-III p.e.s. “Vasha …” është gjetur në gërmimet e bëra në trevat e banuara që herët e që flasin për stad të zhvilluar qytetërimi. Nga disa të dhëna, thuhet se në vitin 1939, ndodhej në Muzeun arkeologjik që gjendej në Skelë, sot muzeu kombëtar i Pavarësisë, muze në të cilin aso kohe ishte drejtor i tij Yzeir Ismaili dhe këtë muze e pajisën së bashku me Ekrem bej Vlorën. Por duhet thënë se vite më vonë u grabit nga pushtuesit. Ky muze i krijuar në vitin 1936 është dhe muzeu i parë shqiptar. U dogj në vitin ’39, dhe u rindërtua me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

  1. Prof. Dr. Neritan Ceka në një simpozium që u zhvillua në Vlorë thotë: Emri vjen nga botimi i materialeve arkeologjike të tij, nxjerrë nga L. M. Ugolini në “Albania Antica”, I, Roma-Milano, 1927. Realisht Ugolini gjatë Revolucionit te Qershorit 1924 u strehua në shtëpinë e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit, për të cilët do të shkruante kështu: “… kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri të madhe objekte arkeologjike, të cilat dalin here pas here nga toka shqiptare. Kështu, në pallatin e tyre në Vlorë kanë krijuar një koleksion të mirë arkeologjik, nga i cili këto janë objekte më interesante:” (fig. 111: Armatimet dhe sipër vazot).

-Komiku i Bylisit- Kokë e Dionisit-mermer.

-Statujë e një muze, prej mermeri, 80 cm.

-Kokë e Zeusit, mermer, 13 cm.

-Kokë burri, mermer, 11 cm.

-Kokë gruaje, mermer, 9 cm.

-Hekata trikokëshe, mermer, 34 cm.

-Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm.

-Skopas. Busti i një gruaje ilire-Finteia, nga Berati.

-Gur, 48 cm. Me veshje si vajzat e Vlorës.;

-Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike

-Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.

Në kopshtin e kazermës, përballë xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjatë ndërtimit: Diana, kapitele.

 

  1. Në kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stelë prej guri me relieve në dy faqe

– shek V p. e.s., si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka. Vajza e Vlorës, gur, 87 cm.

-Stele e Selenicës me mbishkrimin e Prytanit dhe Toksarkut.