Gëzim Hidri: Unë artisti që punova 8 vjet në oborrin e princit Çarls të Anglisë

3166
Sigal

Mjeshtri i gurit ka punuar mozaikun e miliarderit Abramoviç, të Nënë Terezës e Flamurit të Marigosë

Nga student i grevës së urisë më 1990 për rrëzimin e diktaturës, arratiset nga Shqipëria dhe shkon në Greqi. Bën emër e famë në skulpturë, duke u bërë dhe pedagog në universitet… Kërkon hapësira të reja për art, e arratiset në Angli… Arrin të futet e të punoj 8 vjet në oborrin e Princit Çarls të Anglisë… Bë mozaikun e famshëm për Abramoviçin e ‘Çelësit’ e shumë punime të tjera… Rikthehet në Shqipëri e vazhdon të rrisë famën me artin e tij… Studion e tij e kanë vizituar personalitetet më të larta të vendit e shumë të huaj…. Ka projekte si mozaiku për Nënë Terezën, Flamurin e Marigosë, etj… Quhet Gëzim Hidri… Për jetën, artin dhe famën e tij, ai rrëfehet për ‘Telegraf’….

Zoti Hidri Mund të na  tregoni për jetën tuaj?

-Kam lindur në Librazhd dhe banjo në këtë qytet. Ne vitin 1986 mbarova shkollën e Mesme “Onufri” në Elbasan. Më pas fillova studimet në në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë për pikturë monumentale nën  drejtimin e pedagogëve të shquar të artit shqiptar si Hasan Nallbani, Sali Shijaku dhe Gazmend Leka. Unë rrjedh nga një familje e varfër, ku mamaja ime jepte gjak për të na mbajtur me bukë dhe të na vishte. Me shumë mundime  më dërgoi në shkollë.

Ju keni qenë një nga grevistët e parë të urisë për rrëzimin e  diktaturës komuniste?

-Po. Në ditët e para të vitit 1990, së bashku me shumë studentë të tjerë, u organizuam në grevat e para kundër regjimit komunist.

Diçka më konkretisht për këtë grevë?

-Ka qenë data 17 shkurt e vitit 1991. Unë studioja në Akademinë e  Arteve në Tiranë, e së bashku me një grup miqsh student, vendosëm të futeshim në grevën e urisë. Një  grup studentësh u nisëm për në    godinën e Komiteti Qendror të Partisë së Punës ku do ti kërkohej regjimit dorëzimi pa kushte, ku ishin përcaktuar edhe pikat që do të  kërkoheshin. Kryetar ishte Azem Hajdari. Ndërsa një grup studentësh, ku bëja pjesë dhe unë, u drejtuam për në grevën e urisë. Jemi nisur nga menca 7/2. Theva me shqelm derën e mencës, ku ishim 90-110  studentë, së bashku me studentët Mustafa Shkodra, Bilbil Mazreku, Arben Spahiu (pedagog), Agron Mata, Agron Seseri,nje grup djemsh nga Vlora etj…. Ne kishim vendosur të vdisnim në qoftëse nuk do të pranoheshin kërkesat tona. Madje, ka patur dhe një moment që kanë dashur të na mashtronin, që ne të dilnim nga greva. Sollën një makinë ‘’ me blu xhinse, për të na gënjyer… Atëherë morëm një kazan me ujë të nxehte, e ua hodhëm sipër. Më pas ata u larguan.

Më çfarë merreshit gjatë kohës që ishin në grevë urie?

-Dikush lexonte, dikush merrej me hartimin e pikave të kërkesave dhe më pas ja  përcillnim  kryesisë së grevës… Gjithashtu,  kishim dhe një  bust, ka qenë një vajzë studente me librin e Enver Hoxhës në dorë. Fillova ta gdhend që të nxirrja në pah fytyrën e vërtetë të regjimit, duke  gërryer  brinjët e bustit, duke e nxjerrë të uritur. Ka qënë dhe nje vajzë greviste nga Vlora të cilës i  ra të fikët…

Ju u ‘arratisët’ dhe kaluat rrethimin e godinës?

-Ka qenë data 20 shkurt 1991, kur mësynë forcat speciale të repartit 326 të cilat filluan të rrethonin godinën. Ka qenë djali i Sali Shijakut dhe Afërdita Osmani, një studente e inxhinierisë që më ndihmuan për tu larguar fshehur nga godina 23. Ka qenë dhe një punonjëse e sportelit që më ka  ndihmuar. Kam zbritur nga tubat e banjos së godinës, i maskuar dhe kam dalë jashtë qytetit “Studenti”.

Çfarë ndodhi më pas?

-Babi më priste jashtë. Kemi shkuar tek stacioni i trenit në Tiranë.  Nga aty kam shkuar në Lushnje. Më pas kemi hipur në një kamion ‘Skodë’ deri në Dropull të Gjirokastrës. Babai e njihte mirë zonën. Gjatë kohës që po ndaheshim, më porositi që të shmangia takimet me banorët e zonës. Më dha një triko leshi të  vetën, për ta veshur mbasi  ka qenë dimër dhe ishte ftohtë. Gjithashtu më dha edhe dy florinj të cilët i kishte ruajtur për ditë të keqe. Kam kaluar për mbi dy orë brezin kufitar, ku dhjetë metra i bëja në dy orë, duke kontrolluar çdo  gurë, skutë,gropë dhe të mos ndeshja në klonin e kufirit. Pasi kalova kufirin, fjeta në një vend dhe në mëngjes. Më gjeti një që çonte fëmijët në shkollë. Më dërgoi në kishë ku u lava dhe ushqeva. I thash që jam shqiptar, I tregova dhe librezën e studentit… Qëndrova një muaj e gjysmë në kishë. Më pas më nisën për në Athinë. I dhashë dy florinjtë  priftit, por nuk mi mori. U punësova në një dyqan ikonash ku gdhendja ikona. Më pas punova më një grup studentësh, ku u mësoja për  artin e  skalitjes së gurit.

Nuk na e shpjeguat shkakun e arratisjes nga Shqipëria?

Unë u largova sepse një miku i familjes sonëq, kishte thënë  babit që  ‘duhet ta largosh Gëzimin jashtë kufinjve sepse është piketuar për tu ekzekutuar’.

Nga emigrant klandestin, përfunduar profesor arti në Greqi?

-Po. Siç e theksova, ishte prifti i cili me ndihmoi dhe më dha shumë punë, që unë i realizova me sukses. Në vitin 1994 deri me 1998 ushtrova  profesionin si profesor pranë shkolles “Grames”, në specialitetet Skulpturë dhe Arkitekturë. Nga viti 1998-2000 punova  pranë kompanisë  “Lithos” ku drejtoja  punimet në profilin e  Mozaikut  me motivet e lashtësisë Greke.

Përse u larguat nga Greqia për në Angli?

-Punët që po bëja në shtetin grek  bënë shumë bujë. Të gjithë studentët e universitetit privat, që i kisha përgatitur, do të dilnin konkurrues dhe fitues në shumë universitete analoge të Greqisë. Por fama ime do të “shuhej” shpejt. Ksenofobët grekë, do t’ë zhduknin rreth 21 punime në sklupture për Bashkinë e Kosturit, vetëm se isha një artist shqiptar. Në këto kushte, u detyrova  të emigrojë ilegalisht, bashkë më gruan time, e dy vajzat, Anxhela dhe Artemisa, drejt Anglisë…

Në ç’mënyrë ?

-Në vitin 2000 udhëtova drejt Mbretërisë së Britanisë Madhe me kërkesën e Arkipeshkopit të Kishës Ortodokse Grigoros, ku punova për restaurimin e Kishave të vjetra Antike dhe në ato të ndërtuara disa dekata më parë. Gjithashtu, isha i ftuar në kompaninë ‘Original Marble & Granite’, ku mu besua projekti i gdhendjeve artistike në ‘Polo-Club’ të Princit Carlos të Anglisë.

Një artist shqiptar në oborrin e Princit Carl të Anglisë?

-Paraqitja në një panair skulpture dhe suksesi i veprës “Koka e kalit”, një harpë e gdhendur në mermer ku ravijëzoheshin 26 detajet si mesazhe të kafshës më të zgjuar dhe më besnike, më siguruan ftesën nga princi Çarls.

Sa vjet punuat në oborrin e tij?

-Punova  tetë vjet në oborrin e tij, megjithëse klandestin. Kam  punuar 72 statuja mermeri që kanë shërbyer për simbole të çmimit “Oskar” dhe tashmë , kolegët anglezë më thërrasin “Skllavi i gurit”.

Ju keni pohuar se keni dhe një lidhje të vjetër me Anglinë?

-Po. Gjatë luftës,  babi, Shabani dhe xhaxhai, në ditët e  vështira të operacionit gjerman kanë  strehuar Gjeneral Dejvid Smajl, ku  kanë dhe fotografinë. Gjermanët e plagosën, e lanë me një këmbë, por ai nuk u tregoi se kishte strehuar gjeneralin anglez…

Nga Anglia erdhët në Shqipëri?

-Në vitin 2008 kthehem ne Shqipëri dhe merrem me krijimtari të lirë  në gdhendjen e gurit dhe Mozaik në qytetin të lindjes, në Librazhd. Më depërtuan nga Anglia sepse unë bëra na mozaik Presidentin e “Celsit” Romano Abramoviç  dhe nuk bërë përpara Mbretëreshën e  Anglisë.

Si artist, vlerësoheni si mjeshtër i punimit në gurë?
-Të shndërrosh gurin është shumë e vështirë. Por kur e arrin, është mrekulli. Mua më pëlqen ta njoh gurin në latimin e tij dhe sidomos në brëndësi… Me gurin përmbush shumë qëllime artistike, por me madhori mbetet Mozaiku. Ka shume vite që potencialin e derdh mbi një vepër kolosale, dhe puna me përpunimin e gurit ka qenë tejet voluminoze…

Si e ‘bindni’ gurin të kthehet në vepër arti?

-Është rrugë e vështirë shumë. E gjej gurin, e marr, e përpunoj, e laj, i heq plasaritjet… Por ka bukurinë e asaj që më plotëson mozaikun…

Ku i gjeni gurët?

-Shqipëria është një mrekulli. Lugina e Shkumbinit, Polisi, Sopoti Dorëzi e kudo, ka lëndë të parë… Ndërsa për shenjtoren ‘Nënë Tereza’ do të shkoj deri në Brazil e Indinë e largët. Për mua, të gjithë gurët pa dallim janë të çmuar. Ata kanë bukuri dhe vlerë unike, çka e bën çdo njerin prej tyre një mozaik natyror… Për mua të gjithë, gurët kanë bukurinë e tyre. Po të arrish të zbulosh ngjyrën e tyre ke arritur mrekullinë.

Le të kthehemi të Abramovici, tek portreti i tij në mozaik?
-…Portreti i Roman Abramoviç, është bërë kur ekipi i ‘Çelsi’  fitoi kupën… Nuk është thjeshtë diçka për Abramovicin, por për ekipin e Çelesit, i cili ka një ‘çelës’ të madh në dorë dhe Abramoviç, qëlloi që mban në dorë Çelësin që hapi derën e pavdekshmërisë… Puna për këtë mozaik filloi në vitin 2006. Sot, në tablonë me përmasa 140 cm e gjate dhe 260 cm e gjerë, është finalizuar portreti i Ambramoviç.. Projekti im  i madh është ai i Flamurit Shqiptar të Marigosë.

Diçka më konkretisht për flamurin e Marigosë?

-E para unë kam nisur  mozaikun  për shenjtoren Nënë Tereza, për ta përjetuar në mozaik. Do të ketë të veçantën e saj ngado që ta shikosh do të duket gjigande dhe sikur lëviz…. Do ta paraqes  duke përshëndetur më njërën dore dhe duke hapur një derë për në botën tjetër…  Nuk ka të bëjë me Nënë Terezën si portret, por duke filluar që tek sandalet e saj e deri te shamia në kokën, pra nuk do ta konceptoja Nënë Terezën vetëm më bustin e saj por siç është në të vërtetë ajo. Siç theksova me lart, do të shkoj deri në Indi e Brazil për gurët e mozaikut.

Ndonjë projekt tjetër?

-Po kështu, do të kem konceptuar dhe një libër, që do të këtë kapakë, kopertinën prej guri, e brenda, fletët do të jenë prej lëkure keci(e punuar) ku do të shkruhet me bojë kallamari e pendë prej puple,ku persona nga e gjithë bota do të vendosin  gurë në  pavdekshmërinë e Nënë Terezës…. Këta personalitete nga e gjithë bota do të vendosin një firmë me një gur,për të simbolizuar paqen, dashurinë për njerëzimin, për atë  që ajo luftoi sa ishte gjallë.

Po Flamurin i Marigosë?

-Do të jetë gati në 100- vjetorin e Pavarësisë. Do ja bëj dhuratë Vlorës dhe gjithë Shqipërisë… Por për sekret profesional, nuk ju them detajet… Unë them që këtë radhë, zoti do ti dëgjojë thirrjet  dhe lutjet e mia…  Me pas do të bëj në mozaik dhe Sulltanin  e Bruneit.

Disa nga punimet tuaja i kanë dhe mjaft personalitete  shqiptare dhe të huaja?

-Po. Studion time në Librazhd, e kanë vizituar personalitete të huaja dhe shqiptare. U kam bërë dhurata Kryeministrit Sali Beriisha, Presidentit të Republikës Bamir Topi, Ambasadorit Amerikan Aleksandër Arvizu, Artistes Shqiptare Eliza Dushku etj. Kam dhe shumë miq të tjerë, janë të panumërt dhe nuk i kujtoj dot të gjithë. Madje Bill Beafild, prof i Oxfordit në Kembrixh do të më quante një gjeni,artisti “full sukses” gjeniu i këtijë shekulli. Po kështu, kampioni i botës  në boks, Majkëll Ëatson, mik i Majk Tajson dhe Muhamet Aliut, i cili është  shumë i pasionuar për mozaikut, ku dhe vendosi një gur gjatë punimeve të mozaikut do të më  quante ‘njeriun më të veçantë në  botë dhe ndoshta dhe një shenjt’…

  Eridion Bahiti: Ju tregoj takimin e Gëzimit me miliarderin Abramoviç

 Një nga bashkëqytetarët e Gëzimit, Eridion Bahiti, ish-emigrant së bashku me artistin Gëzim Hidri në Angli, tregon takimin e artistit me Abramoviçin dhe trajnerin e ‘Çelësit” Amvargad, ku ka qenë i pranishëm së bashku dhe me një emigrant tjetër… “Unë kam qenë emigrant në Angli, e takoheshim shpesh me Gëzimin, pasi ishim nga i njëjti qytet… Krenoheshim em emrin dhe famën e tij… Një nga mbresat e pa shlyera, ku unë dhe Elton Alla, një emigrant tjetër nga Librazhdi, ka qenë prezenca kur Gëzimi u takua me trainerin e ‘Çelësit” dhe miliarderin Abramoviç, për mozaikun e këtij të fundit. Ishim në studion e Gëzimit në Londër…. Abramoviçit dhe trainerit Amvargad, I treguam për Mozaikun… Në një moment, teksa po shikonim mozaikun, Amvargat ndërhynë dhe thotë: ‘Jam shumë i befasuar nga kjo vepër, nga kjo mjeshtëri e rrallë!”.  Në këtë moment, ndërhynë Abramoviç dhe thotë:’Miku im, nuk ke dëgjuar ndonjëherë për shqiptarët, do të dëgjosh së shpejti’”.