Gënjeshtrat tipike që vajzat iu thonë të dashurve

646
Gënjeshtra të bardha i quajmë dhe të gjitha themi ndonjë tek tuk.
Ndonjëherë na e bëjnë jetën më të lehtë dhe ndonjëherë na bien kokës. Kur je në një lidhje, sinqeriteti është shumë i rëndësishëm por ndonjëherë është politika më e gabuar që ekziston. Situata merr përmasa edhe më serioze në lidhje me gënjeshtrat kur bëhet fjalë pikërisht për njeriun e zemrës. Ndonjëherë këto gënjeshtra thuhen për qëllime altruiste dhe ndonjëherë për arsye egoiste por e vëmë dorën në zjarr që edhe ju jeni ndjerë në faj për të paktën një nga këto gënjeshtra!
Jam pothuajse gati
Deri tani mund ta keni konsideruar si gënjeshtër të pastër edhe pse jo në mënyrë të qëllimshme. Megjithatë “5 minuta” gjithmonë shtyhen në 15.
Jam e lodhur
Përkthimi: Jam e fryrë, kam gazra dhe nuk ndihem sikur dua të takohemi dhe të të qelb gjithë pasditen.
Ishte me ulje
Zakonisht kjo gënjeshtër nuk mund të quhet e tillë, por ndodh të kemi pikëpamje të ndryshme në lidhje me uljet. Mund të mendoni që nëse është me 50% ulje dhe nën 4’000 lekë, është me ulje. Majde konsiderojmë si ulje kur blejmë një çantë shumë të shtrenjtë dhe bashkë me të na dhurojnë një varëse me push për të ose kur blejmë 50’000 lekë produkte kozmetike dhe na dhurojnë një produkt prej 500 lekësh falas.
Po bëja tualetin, rregulloja flokët dhe depilohesha
Në fakt kisha nevojë të dilja në banjo, por nuk mu duk si një informacion që mund ta ndaja me ty.
Nuk jam xheloze
Mund të thuhet njësoj si për meshkujt dhe për femrat, veçanërisht për mamatë e djemve, por kuptimi është gjithnjë i njejtë: “Tmerrohem kur mendoj që mund të jem lloji i të dashurës xheloze kështu që do t’i fsheh emocionet e mia të vërteta dhe do ta nxjerr inatin duke të hedhur bojë në shampon e kokës. Thjesht shaka kjo pjesa e fundit. Ose ndoshta jo!
Po më mbaron karikimi
Djemtë nuk janë të vetmit që e përdorin këtë justifikim. Domethënë ndodh që kemi dalë me miqtë dhe Sangria përballë mund të jetë shumë herë më interesante se bisedat.
Nuk kam uri
Kjo është gënjeshtra më e keqe dhe nuk mund t’ju themi me siguri pse. Është e pazakontë ta pranojmë që po gënjejmë ndërkohë dhe përfundojmë duke futur duart te ushqimi i partnerit ose duke vjedhur patatet e skuqura. Pavarësisht asaj që mendoni se është e drejtë për momentin, gjithnjë porosisni ushqim për veten, madje shtesë.
Po bëja shaka
Ndërkohë që i kemi kthyer ca gota mund të kemi bërë ndonjë shaka pa kripë në lidhje me ndonjë zakon të partnerëve tanë. Sigurisht që shakaja pasohet nga “Po bëja shaka” gjë që tenton të zbusë gabimin në mënyrë që inati të mos vazhdojë gjatë.
Nuk jam e zemëruar
Nëse partnerët e bëjnë këtë pyetje, është sepse me shumë mundësi jemi me të vërtetë të zemëruara. Por, për ne ka shumë ngjyrime në spektrin e zemërimit dhe ato mund të jenë “të acaruar,” “shumë të acaruar,” “të zemëruar” e shumëëë të tjera. Për të gjithë ju meshkuj aty jashtë, mos u shqetësoni, do ta zbuloni me siguri nivelin e kësaj situate pasi të pyesni!
Nuk bëra ndonjë gjë të veçantë mbrëmë thjesht pashë televizor
Përkthimi: Ti ishe i zënë dhe ishte dita përpara ciklit menstrual kështu që të kam mallkuar gjithë pasditen që nuk ishe i pranishëm në jetën time. Ose me të vërtetë kam parë televizor. Javier Bardem më bëri shoqëri.
Ai është thjesht një shok
Këtu gjërat komplikohen pak. Pjesën më të madhe të kohës është e vërtetë. Por kjo është gjithashtu mënyra me të cilën vajzat përshkruajnë çdo djalë më të cilin kanë dalë dikur por që vazhdojnë të shoqërohet me rrethin.
Nuk ka më (Këtu vini ushqimin e preferuar)
Kjo situatë ju ndodh vajzave të cilave ju vjen i dashuri në shtëpi dhe u ha gjithçka që gjen. Por kemi një këshillë për ju: Fshihni gjithçka të mirë nëpër vende që atyre nuk jua merr mendja!
Jam gjatë ciklit
Disa prej nesh gënjejnë që të mund të vazhdojmë të shohin filmin të qeta duke ngrënë patatina dhe duke mos treguar aspak kujdes për mënyrën si dukemi.
Unë kështu dukem në një ditë të zakonshme
Kjo nuk është tamam një gënjeshtër që del nga goja jonë sa është një mit që presim ta besoni kur ndaloni nga shtëpia dhe keni veshur streçe dhe bluzë të ngushtë pa reçipeta. Por ndërkohë keni një ton me tualet në fytyrë dhe 100 solucione nëpër flokë.
Sigal