Gazetarja Ilva Tare nënë për herë të parë, sjell në jetë Melody

579
Gazetarja e njohur Ilva Tare ka sjellë në jetë gjatë ditës së sotme fëmijën e saj të parë, e cila është vajzë.
Gazetarja së bashku me bashkëshortin e saj politikanin Eduart Selami kanë zgjedhur emrin Melody për vogëlushen e tyre.
Tare ka publikuar disa çaste më parë foton e parë të vogëlushes ku shkruan: “Mireserdhe Melody në jetën tonë, Ilva dhe Eduart”.
Kjo foto është shoqëruar nga një lum komentesh dhe urimesh për vajzën e vogël.
Ilva e ka sjellë në jetë vajzën me operacion, ndërkohë që ajo dhe Melody gëzojnë shëndet të plotë 
Sigal