Gazeta Telegraf/Kreu i Shtetit përuron në Bruklin shtatoren e shenjtores shqiptare Nënë Tereza

608
Sigal

Bujar Nishani:Të gjithë ju dhe kushdo tjetër që banon në Bruklin, do të frymëzohet duke marrë shembull nga  jeta dhe vepra
e kësaj Shenjtoreje shqiptare!

 

Në ditën e
fundit të vizitës së ij zyrtare në Nju-Jork, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.
Bujar Nishani ishte i ftuar në Kishën e Saint Athanasiusit


Bruklin, ku mori pjesë në meshën e shenjtë duke falënderuar klerikët dhe
veprimtarët shqiptarë që kontribuan në ngritjen e shtatores për nismën e tyre
fisnike

dhe atdhetare si dhe më pas, në veprimtarinë kulturore të organizuar
nga Imzot David Cassato dhe nga Shoqata “Rrënjët Shqiptare”.

 

Në prani
të Imzot David Cassatos dhe klerikëve të tjerë, përfaqësuesve dhe drejtuesve të
komuniteteve të ndryshme fetare, drejtuesit Marko

 Kepi
dhe anëtarëve të shoqatës “Rrënjët Shqiptare (Albanian Roots), Senatorit të
Distriktit 22 të Shtetit të Nju-Jorkut Martin J. Golden, 

Asambleistit
Mark Gjonaj si dhe shumë bashkëatdhetarëve e besimtarëve bruklinezë, Kreu i
Shtetit përuroi shtatoren e bamirëses me famë 

botërore
shqiptare Nënë Terezës, tashmë të shpallur Shenjtore Tereza nga Papa Françesku
disa javë më parë në Vatikan.

 

Senatori
Martin Golden pasi vlerësoi Presidentin e Republikës për përshkushtimin e Tij
të vazhdueshëm në drejtim të përmirësimit të komunitetit,

 i
dorëzoi Kreut të Shtetit shqiptar Rezolutën e Senatit të Nju-Jorkut të miratuar
edhe nga Guvernatori Kuomo, e cila e shpall datën 4 Shtator si 

Ditën e Nënë
Terezës në shtetin e Nju-Jorkut.

 

I mbushur
me emocione Presidenti Nishani theksoi mes të tjerash në fjalën e rastit: “
Sot është dita e fundit e vizitës sime disaditore në qytetin 

e mrekullueshëm që nuk fle kurrë, në qytetin që për ne shqiptarët
jo rrallëherë është personifikuar me zërin e mrekullueshëm të këngës së

 të paharrueshmit Frank Sinatra, “Nju Jork – Nju Jork”.

 

Si dhe çdo herë tjetër kur kam pasur rastin dhe mundësinë ta
vizitoj këtë qytet mahnitës, momenti i largimit gjithmonë shoqërohet nga një
ndjenjë keqardhjeje personale duke uruar që të kisha akoma më shumë mundësi
qëndrimi, për të parë, vizituar vende mbresëlënëse dhe takuar sa më shumë
njerëz të mirë, si ju.

Por, sot, dita është më e veçantë, dhe realisht ndihem jo vetëm i
emocionuar, por dhe i privilegjuar, sepse jam mes miqsh të nderuar,

 mes vëllezërve dhe motrave të mia për një arsye që zemrën na
e ngre peshë. 

 

Me ne sot është dhe Nëna jonë e dashur, e lumja Terezë, dhe të
gjithë ne vetëm pak ditë më parë patëm fatin e papërsëritshëm në brezin

 tonë të përjetojmë shenjtërimin e Saj me një ceremoni
historike që preku zemrat dhe u rrënjos përjetësisht në mendjet e gjithë botës.

 

Nga ky moment Shenjtorja Terezë e Kalkutës do të lartësohet
krenare këtu, për të pritur dhe përcjellë qindra dhe mijëra fëmijë, burra

dhe gra që çdo javë vijnë në Kishën tuaj të Shën Athanasit, mijëra
njerëz që do kalojnë çdo ditë do kenë mundësinë ta shohin, të 

komunikojnë pak me të, gjithsecili në mënyrën e vet, të kujtojnë
dhjetëra shprehje dhe mesazhe që ajo me aq urtësi dhe guxim i

 dha botës mbarë dhe që janë domethënëse dhe në ditët që
jetojmë.

 

Jam i bindur që të gjithë ju dhe kushdo tjetër që banon në
Bruklin, do të frymëzohet dhe marrë shembull nga  jeta dhe vepra e

 kësaj Shenjtoreje shqiptare!

 

Ne kemi fatin e madh si komb që tek kjo grua, e papërsëritshme në
llojin e vet, të rridhte gjak shqiptari. Janë jo të pakta 

rastet, jam i sigurt se dhe ju sot mund ta vini re e ta pohoni një
gjë të tillë, që kur shumë qytetarë në botë flasin për shqiptarët,

 menjëherë mendja shkon tek Nënë Tereza.

Sepse, Nëna e gjithë botës, me veprën e Saj të pavdekshme, me
vullnetin e Saj të hekurt, me dashurinë e Saj të pakufishme, 

u kthye në një nënë përkujdesëse universale sa shqiptare, aq edhe
botërore, sa tokësore aq edhe qiellore.

 

Nënë Tereza është dhurata më e vyer që kombi shqiptar i ka falur
dhe dhuruar me shumë bujari mbarë Njerëzimit!

 

Dhe nga ana e saj, Nënë Tereza, e kudondodhura Shenjtore e
dashurisë, e dhembshurisë, e besimit të palëkundur në Zot, 

e urtësisë, e mëshirës, ka qenë, është, dhe kurdoherë do të jetë e
pranishme kudo ku qeniet njerëzore vuajnë, ku shpirti 

njerëzor lëngon, ku zemra njerëzore rrezikon të ndalet, sa këtu,
edhe atje, sa në të shkuarën aq edhe tani, madje deri 

në pafundësi e përjetësi.

 

Të nderuar të pranishëm,

 

Me këtë rast të rrallë, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për
organizatorët, “Rrënjët Shqiptare” dhe zotin Marko Kepi, për Senatorin e

 Shtetit të Nju-Jorkut, zotin Golden, Monsignor Cassato-n dhe
klerikët, të cilët në vijimësi ndriçojnë rrugën tuaj të besimit në Zot,

 në mirësi dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit si dhe shumë
shqiptaro-amerikanë të mirë, të cilët i falënderoj edhe unë si President i
Republikës

 për të gjithë angazhimin e tyre financiar dhe jo vetëm,
kontributi i të cilëve na mundëson sot të jemi të gjithë bashkë në përurimin e
kësaj statuje.

 

Simbolika e kësaj statuje padyshim është shembulli që çdokush prej
nesh, në jetën tonë të përditshme, në familjen tonë, në punë, në

 komunitetin dhe qytetin ku jetojmë, duhet të ndjekë.

 

Padyshim nuk është e lehtë, madje është shumë e vështirë të
ndjekësh shembullin e Nënë Terezës, të jetosh jetën me modesti, 

të mos tërhiqesh apo tundohesh nga materialja, por vetëm nga
shpirtërorja, të frymëzohesh nga vepra e kësaj gruaje shtatvogël,

por vepërmadhe, do të thotë që çdo ditë e më tepër të jesh më
human, të ushqesh dashuri altruiste për tjetrin, të japësh pa marrë kurrgjë

 të dhurosh pafundësisht dhe përjetësisht.

 

Prandaj ne jemi dhe do të jemi ngaherë krenarë, si shqiptarë, por
jo vetëm, sepse e Shenjta Terezë është dhurata më e

 vyer që vendi im i vogël ia ka bërë njerëzimit, së bashku me
traditën e konsoliduar ndër shekuj të shqiptarëve për t’i ofruar ndihmë

 dhe asistencë kujdo që ka nevojë për to!

 

Prandaj dhe unë këtu para jush pohoj me zë të lartë se ndihem
krenar që jam bashkëkombas i Shën Terezës, se ndihem krenar që jam shqiptar!

 

Më lejoni ta përfundoj fjalën time në cilësinë e Kreut të Shtetit
duke shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit

 amerikan për mikpritjen që u kanë rezervuar shqiptarëve brez
pas brezi. Ne jemi krenarë gjithashtu që jemi miq të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës.

 

Dëshiroj t’i shpreh Bruklinit, juve dhe familjeve tuaja
falenderime dhe mirënjohje si dhe urimet më të mira! Zoti e bekoftë
Shqipërinë! 

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin
amerikan!”

 

Bruklin, Nju-Jork,

SHBA