Gazeta Telegraf/Ishujt e Ksamilit tërheqin vëmendjen mjedisore rajonale

512
Sigal

Agron
MEMA


Paraditja e së premtes së 16 shtatorit ka
sjellur në qytezën e Ksamilit tryezën mjedisore”Rehabilitimi  i ishujve të dëmtuar të Ksamilit”iniciuar nga
AJMMI(Agjencia jugore e mjedisit, medias dhe informacionit). Në fjalën e hapjes
nga kreu I kësajë shoqate , gazetari Shkëlqim Hajno u vu në dukje dëmtimi I
kësajë pasurie kombëtare dhe përpjekjet për reahbilitim, ndërkohë drejtori i
parkut kombëtar të “Butrintit”, Gjergji Mano ka shprehur shqetsimin dhe
bashkëpunimin për mbrojtjen e kësajë pasurie, ashtu si inxhinieri Kristo Kauri
ka sjellur detaje se si do të rehabilitohen ishujt e Ksamilit. Edhe flora dhe
fauna që ka kjo zon ka ardhur perms një videoprojektori përgatitur dhe shjeguar
nga inspektoriati mjedisor. Në këtë tryezë kanë mare pjesë të gjitha
institucionet e shtetit në rajonin e Sarandës si dhe shoqëritë civile. Fjala e
kryetares së bashkisë së Sarandës, Floriana Koka , ka tërhequr vëmendjen për ta
mbajtuar të paktën pastër këtë mjedis të virgjrë dhe të lakmueshëm nga gjithë
bota dhe të bashkërendohen përpjekjet për të bërë më të mirën e mundshme për
rehabilitimin e tyre deri aq sa mundemi për to. Krimet mjedisore te viteve te
fundit ne keta ishuj, sollen degradimin e pjesshem dhe varferimin e vlerave
mjedisore e turistike te kesaj perle te pejzazhit, thene ndryshe, demtimin e
ketyre rubineve te rivieres joniane. Sipas eksperteve mejdisore te AJMMI-, nese
nuk realizohet nje nderhyrje e tille rehabilituese pa vonese ; natyres,  do t’i duhet nje periudhe kohore 50-60
vjeçare, ndersa ishulli I germuar prej krimit mjedisor , do te zvogelohej
dukshem nga erozioni vit pas viti. Ne kemi nevojë më shumë se kurrë të apelojmë
sot edhe kundër shurdhërisë, verbërisë dhe moszbatimit të ligjit kur ndodhin
krimet mjedisore , jo në hënë apo mars, por para syve tanë…para pragut të
shtepive tona madje ç’do ditë.