Gazeta Telegraf/Halim Kosova:Frank Shkreli, i përkushtuar ndaj kombit shqiptar

599
Sigal

 

Halim Kosova

 

I dashur Frank!

U gëzova shumë kur mësova lajmin se Presidenti i vendit tim zoti Nishani,
Ju ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Ju lutem, me
këtë rast, pranoni urimet e mia më të përzemërta. Lexova me vëmendje
motivacionin, madje disa herë, si dhe fjalën Tuaj përshëndetëse, por ajo që më
mbeti në mendje është një dhe vetëm një: Mirënjohja, ky virtyt në themel të
shoqërisë njerëzore, jo vetëm nuk duhet lënë në harresë, por herë pas here
duhet evidentuar dhe dhënë pa rezerva.

Frank, miku im, padyshim që Ju jeni një ndër ata, që me modesti,
ndershmëri, si dhe përkushtim të vazhdueshëm, keni punuar dhe vazhdoni të
punoni në interes të Kombit Shqiptar. Roli Juaj aktiv, për mëse 50 vjet, në
fushën e të drejtave të njeriut, e ka lartësuar shumë figurën Tuaj. Ju
gjithashtu do të mbeteni punëtor i palodhur në forcimin e miqësisë midis vendit
tim dhe SHBA, të cilin e konsideroj në mënyrë konstante si vendimtar për të
ardhmen e Kombit tonë… Shkrimet, që Ju përcillni vazhdimisht tek ne nëpërmjet
gazetës “Telegraf”, tashmë shumë të mirënjohur në tregun tonë mediatik, jo
vetëm që ndiqen me interes, por personalisht i konsideroj orientuese në shumë
drejtime…

Miku im Frank, shpresoj të shihemi së shpejti, Halimi.