Gazeta Telegraf/Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare figuron në pesëshen më të lakuar për çmimin Nobel

575
Sigal

Edhe pse ndarja e Nobelit të Letërsisë nuk është afër, të apasionuarit e basteve kanë nisur si përvit të përzgjedhin të preferuarit e tyre, në pesëshen më të lakuar për nga probabiliteti i fitores rezulton edhe Ismail Kadare.

Kompania online “Ladbrokes” rendit 5 kandidatë kryesorë këtë vit për çmimin e shumëlakmuar; japonezin Haruki Murakami, amerikanin Philip Roth, shkrimtarin kenian Ngugi Wa Thiong’o, një tjetër amerikane, Joyce Carol Oates, dhe Kadarenë, të cilit në fakt, së bashku me Oates, i jepen mundësitë më të pakta për një nderim të tillë.

Islamil Kadare ka qenë për dekada të tëra kandidat dhe do të ishte i pari laureat shqiptar i Nobelit të Letërsisë. Shkrimtari shqiptar, një ndër më të përkthyerit edhe në botë, kremtoi sivjet 80-vjetorin e lindjes, e për nder të tij në Shqipëri viti 2016 u shpall “Viti i Kadaresë”.

“Pata vënë bast 20 stërlina për Kadarenë dhe humba”, do të shkruante me njëfarë trishtimi përpara dy vitesh kritiku letrar i “New York Magazine”, Christian Lorentzen. “Por unë do të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë, – thoshte asokohe ai, – për njeriun, romanet e të cilit janë të mbushura me fjali tmerrësisht të bukura”.