Gazeta Telegraf/Flet modelja Kristjana Ibro: Të jesh femër ështe art, fotot nudo i bëj për qejf

576
Sigal

 

Është një nga balerinat më sharmante shqiptare, sa klasike në një skenë
baleti aq edhe sportive në stilin interesant të veshjes. Kristjana Ibro është
një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale, kjo falë punës dhe talentit
të saj. Ajo është marrë me balet & modeling qysh fëmijë dhe sot, është
profesioniste në këtë fushë.

1-      Nga jeni frymëzuar më shumë në jetë dhe kujt i jeni
mirënjohëse për atë që jeni sot ?

Modeli frymëzues dhe mirënjohja i shkon vetëm nënës sime, Kristinës. Një
grua e fortë, që me shumë sakrifica më ka mbështetur dhe ndjekur qysh në hapat
e mia të parë.

 

– Si do ta karakterizoje veten ?

Autokritike, sfiduese dhe me personalitet të fortë.

 

– Nëse rikthehemi në kohë, si i ke patur takimet e para me baletin?

Baletin e kam nisur qysh në moshën 5-vjeçare. Që atëherë kërcimi u bë pjesë
e imja.

 – Çfarë është baleti për ty?

Është gjithçka, dashuri e pakushtëzuar.

– Pse të pëlqen të kërcesh?

Më pëlqen të kërcej sepse nuk më mbush asgjë tjetër… Kërcimi është lumturi
e trupit dhe e shpirtit për mua….

 – Çfarë të ka mësuar baleti?

Baleti apo fusha e artit më ka mësuar si të bëhesh e FORTË… Si të sillesh
dhe komunikosh me shumë njerëz dhe mendje të ndryshme…

– Ndërkohë, kalojmë tek modelingu. Shpeshherë realizoni foto të nxehta, pse
?

Fotot e nxehta i bëj për qejf. I adhuroj setet fotografike.

– Pak kohë më parë qarkulloi në mediat online një foto e jotja, ku
shfaqeshe me një vajzë në skena të nxehta dhe puthje lezbike. Ishte thjesht një
foto për show, apo ka diçka më tepër?

Ishte thjesht një foto për qejf, por u keqkuptua nga fansat. Nuk e urrej
lezbizmin, por tek vetja s’më pëlqen.

– Ke varësi nga telefoni?

Në një farë mënyre po, dua të jem çdo moment në kontakt me familjarët e mi.

10- Konkurrencën, si e sheh?

Nuk e kam parë asnjëherë, më kanë parë si konkurrente. Unë askënd (qesh)

– Je ajo që ke pasur dëshirë të jesh?

Po, jam ajo që kam dashur të jem.

– E dashuruar?

Jo, po të isha do ta thoja, të jesh i bindur.

13- Çfarë e bën një njeri të suksesshëm?

Thjeshtësia dhe të jetë me këmbë në tokë.

14- Një shprehje thotë:

‘Të jesh femër është art’ E mendon kështu?

Pa diskutim, shumë e vërtetë

5- Ka diçka që s’ma ke thënë ende?

Besoj, i kam thënë të gjitha.