Gatopardi sulmon kujdestarin e tij në sy të turistëve

613
Një kujdestar është sulmuar nga një gatopard në parkun Tenikwa Wildlife Awareness, Afrikë e Jugut.

Kujdestari ndodhej brenda kafazit të rrethuar me tela dhe ndërsa jashtë kishte turistë të cilët u tmerruan nga ngjarja. Në ndihmë të tij ka ardhur një tjetër kujdestar i cili u përpoq që të ndalonte gatopardin.

Ata nuk kishin marrë asnjë masë paraprake dhe mënyra e vetme për tu vetëmbrojtur ishin duart. Kur gjendja është qetësuar gatopardi i ka sulmuar përsëri. Për fat të mirë asnjëri nga kujdestarët nuk u lëndua dhe situata u vendos nën kontroll.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur para sulmit por me siguri diçka duhet ta ketë mërzitur atë.
Sigal