Galeria e Arteve: 3 ekspozita të reja deri në muajin gusht

830
Tre ekspozita të reja nga artistë të huaj dhe vendas ofron Galeria Kombëtare e Arteve për të gjithë artdashësit gjate sezonit veror: Sipas Drejtorit të Galerisë, Artan Shabani, këtë vit numri i vizitorëve është rritur krahasuar me vitet e shkuara. Per te permiresuar imazhin e ketij institucioni ai ka nje kerkese per Ministrinë e Kulturës:
Artan Shabani: “Duhet menjëherë të fillojë puna në fasadën se ka që në vitin 1974 që nuk vihet dorë. E mira do të ishte që të mund të kishim një strukturë të re që ti ruajmë në kushte optimale të gjitha veprat e Galerisë Kombëtare, par pasuria e kombit shqiptar”. Për Artan Shabanin ndërhyrje kërkon edhe linja muzela e Galerisë, e cila ka tetë vite pa u restauruar kur sipas eksperteve restaurimi duhet te kryhet çdo tre vjet.
Sigal