Futbollistët dhe prostitutat

130

 Top modelet dhe sportistët e gjejnë veten shumë lehtësisht në krahët e njëri-tjetrit

 Top-modelja e veshjeve të brendshme, Zahia Dehar, mund të mos ta ketë fare pasion futbollin, por ish-prostituta e famshme algjeriano-franceze është një ndër më të njohurat në botë, për lidhjen e saj me futbollistët: mjafton, të thuash se ajo ka shkuar me pagesë me yllin francez të Bajernit të Munihut, Frenk Riberi, i votuar pak ditë më parë si “Lojtari më i mirë i sezonit 2012-2013 në Europë”, i votuar nga 53 gazetarë sportivë europianë dhe që la pas Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon. Tashmë, 21 vjeç – Zahia është e datëlindjes 25 shkurt 1992, ajo  është shndërruar në një nga muzat e dizajnerit të linjës së lartë të të brendshmeve, Karl Lagerfeld. Zahia ka dhe faqen e saj zyrtare në itnernet: zahia.com. Në vitin 2011, 18-vjeçarja Zahia Dare, ishte ulur afër një bari parizien, kur ajo u shfaq në ekranin e një televizioni. Në një tjetër televizor, në një tjetër kënd të Parisit, nëna e saj, – e cila është ashtu si Zahia, një myslimane, – ishte ulur në shtëpi, për të parë disa programe televizive. Atje ishin të tjera imazhe: Dehari e veshur në një minifund tepër të shkurtër; Dehari në një dyqan-seksi në versionin e një policie; Dehari në një makijazh të rëndë, pranë një prej yjeve të futbollit të Kombëtares franceze. Para dy vjetësh, vajza minoren shkaktoi një nga seks-skandalet më të mëdha në futbollin francez. Atëherë ajo ishte 17 vjeç në vitin 2009, dhe kishte pasur seks kundrejt parasë me yllin e Bajernit, Frenk Riberi dhe lojtarë të tjerë të Kombëtares franceze. Në fakt, Riberi nuk e dinte moshën e saj, nuk e dinte se ishte minorene, ndërkohë që atij i duhej të paraqitej përpara një gjykatës për shfrytëzimin e vajzës. Ligji francez parashikon minimalisht tre vite burg, por emri i futbollistit dhe shuma që ai u detyrua të paguajë e shpëtuan atë. Tani Zahia, duke folur për gazetën angleze “The Times’, tha se ajo ishte e zhgënjyer nga meshkujt, pasi ata e kishin trajtuar atë si një plaçkë. “Unë besoj se, të gjithë meshkujt duan të paguajnë për të bërë seks, nëse atë do të kishin mundësi”. Për më tepër, ata që s’i kishin kurrë problem paratë. Sipas Zahia Deharit, Riberi ishte shumë xhentëlmen, miqësor dhe shumë i këndshëm. Francezi e kishte paguar deri në 5000 euro nata vajzën e re. Në moshën dhjetë vjeç, Zahia mbërriti së bashku me nënën e saj nga Algjeria dhe u vendos në Paris, duke jetuar në kushte të mjerueshme. Asaj i pëlqente të zbukurohej, të vishej bukur dhe të shijonte jetën. Në moshën 16 vjeç ajo zbuloi prostitucionin. Në lidhje me jetën e saj, një nga ikonat e kinemasë franceze, Izabel Adjani, do të xhirojë një dokumentar. Ndërsa dizajneri i famshëm, Karl Lagerfeld, thotë: “Zahia është shumë joshëse, nuk është aspak vulgare”.

 Terri, dashuri me gruan e shokut

 Xhon Terri, në kohën kur ishte kapiteni i Anglisë, u përfshi në një nga skandalet më të turpshme në futbollin anglez. Ai kishte bërë dashuri me gruan e shokut të ekipit të tij, te Çelsi, Uejni Brixhit. Terri është babai i dy binjakëve, me gruan e tij, Tonin, por kjo nuk e pengoi atë të frenohej pas hireve të Vanesa Peronselit.

 Baloteli kërkon ADN-në e fëmijës

Sulmuesi italian i Milanit, Mario Baloteli, është i njohur për jetën kontraverse të tij. Ai është gjithmonë në qendër të gosipeve britanike dhe italianë. Ai ka një fëmijë me ish-të dashura e tij, Rafale Fiko, por që sulmuesin me ngjyrë i Italisë nuk e ka njohur dhe nuk ka pranuar të bëjë ADN-në për të konfirmuar atësinë.

Uejni Runi, seks tresh. Prostituta: “Ishte pa përvojë seksuale”

 Historia e marrëdhënieve të lojtarëve me prostitutat është shumë e hershme dhe e përsëritur. Një prej viktimave të tyre është dhe sulmuesi i Mançester Junaitidit dhe Anglisë, Ujeni Runi. Madje ylli anglez ka shkuar me dy njëherësh. 23-vjeçarja Helen Ud deklaroi kohë më parë për gazetën “Daily Mail” se, ajo dhe Xheni Tompson, kishin bërë seks me Runin, për 300 sterlina nata në një hotel të Salfordit. Ngjarja i përket në fakt, vitit 2010. Helena tregoi për “Sunday Mirror” edhe detaje të tjera për sjelljen e Runit në shtrat. “Uejni Runi ishte kaq i turpshëm, aq sa unë mendoj se ai kishte mungesë eksperiencë seksuale”, – tha për mediat angleze, Helen Ud. Xheni Tompson i hodhi më shumë benzinë zjarrit, duke thënë se ajo ishte paguar në shumën prej 1000 sterlina. Më pas, ato i kërkuan falje publike gruas së Ujeni Runit, Kolinës, që kishin fjetur m burrin e saj. Vetë Runi shpërtheu në lot para gruas së tij, ndërkohë që Kolin e fali atë: “Unë e dashuroj atë, ky është burri me të cilin unë dua të jem”. Në kohën kur ndodhi tradhtia e Ujenit Runit (2010), Kolin ishte shtatzënë me djalin e saj. Në fakt, mediat angleze kanë publikuar edhe historinë e stjuardesës Rebeke Hajnes, e cila pretendon se lojtari i ka kërkuar të flejë me të gjatë një natë gjatë udhëtimit në Ibiza të Spanjës, ku lojtari kishte shkuar për pushime.

Dobësia e Mesut Ozili për femrat e bukura, ja pse e largoi Reali

  Dobësia e Mesut Ozilit për femrat e bukur ishte dhe faktori kryesor i vendimit të Realit të Madridit, për të shitur mesfushorin gjermano-turk të Kombëtares gjermane dhe Arsenalit. Lajmi jepet nga tabloidi anglez “Mirror”. Ylli i ri i Arsenalit fluturonte shpesh në Itali për të parë ish-Miss Venezuelën. Lojtari që i kushtoi “topçinjve” shumën rekord prej 50 milionë eurosh shkonte disa herë në muaj në Milano, për të parë Aida Jespikën, një nga femrat më të bukura në botë dhe e njohur për lidhjet e saj me futbollistët. Gazeta spanjolle “El Mundo”, shkruante se Ozili ishte tepër i pasionuar dhe tepër i përkushtuar ndaj Aidës: “Udhëtimet e tij herët në mëngjes, të shoqëruara deri në minutën e fundit të pasionit, ndikuan në uljen e efektivitetit të performancës së tij”. Ozil, 24 vjeç, lojtari më i paguar i Arsenalit me 150 mijë sterlina në javës, kishte marrë me qira një avion privat, i cili i kushtonte 15 mijë sterlina për një fluturim, për të vizituar Aidën 31-vjeçare. Ozli, i cili është një praktikues i fesë myslimane, madje lexon edhe Kuranin para ndeshjes tani është i lidhur me Mandi Kapristo, 23 vjeç, një këngëtare, shkruese këngësh, kërcimtare dhe modele. Por, nëse Ozili është një lojtar i Arsenalit, Kapristo është tifoze e Çelsit.