Fustani i bardhë me tantellë në pjesën e sipërme, shpallet fustani më i bukur i vitit 2016

574
Sigal

Themeluesi i firmës Self Portrait Han Chong ka arritur suksese të pabesueshme në industrinë e modës, ndërkaq me suksesin e fundit është jashtëzakonisht krenar, sepse njëri ndër fustanet e tij të modeluara tashmë është shpallur krijimi i vitit.

Fustani i bardhë me detajin e dantellës në pjesën e sipërme dhe me fundin e mëndafshtë brenda natës është bërë fustani më i famshëm i 2016, duke u cilësuar fustani i vitit.

Brendi londinez Self Portrait është bërë i famshëm me modelin e fustaneve romantike me dantella dhe tani vazhdon të ketë sukses.
Një fustan të tillë e kanë veshur Dukesha e Cambridge Kate Middleton dhe trashëgimtarja e hoteleve te famshme Hilton, Paris Hilton, të cilat shquhen si femra elegante dhe me sharm.