Françeska Jaçe, në një lidhje me djalin e biznesmenit?!

1082
Nuk ka mjaftuar as koha për t’u ftohur gishti i unazës, dhe menjëherë janë nisur dyshimet rreth një romance të re.

Françëska Jaçe bëri të ditur lajmin që i kishte dhënë fund fejesës me një biznesmen 10 vite më të madh para pak ditësh, por sot duket se statusi i saj mund të ketë ndryshuar. Prej disa ditësh, ish banorja e Big Brother 5 po shoqërohet me dikë tjetër. Bëhet fjalë për Andi Gecin, djalin e biznesmenit Ramë Geci, i cili duket se ka hedhur hije të forta dyshimi në lidhje me Françeskën. Ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin, por kanë postuar foto thuajse identike nga të njëjtat vende ku po shijojnë pushimet. Kaq ka mjaftuar për t’u dhënë zjarr fjalëve që e treguan në një lidhje të re, edhe pse diçka e tillë ende nuk është konfirmuar.
Sigal