Franceska Jace: Kam një lidhje të re, sekrete

100

Intervista/ Flet modelja & ish-konkurrentja e BB 5, Franceska Jace : Bukuria është një armë më vete!

Deri tani si ka ecur puna e modelizimit?

Kam marrë pjesë në sfilata të ndryshme në Shqipëri dhe me sa duket ndalimi i radhës ishte në Kosovë. Gjithmonë e kamë thënë se unë e dashuroj Kosovën së tepërmi. Sfilata në Kosovë mund të them se, kanë qenë dy net të magjishme, normalisht kamë qenë e mbushur plot me emocione më tepër edhe nga fansat e mi që kanë ardhur për të më shikuar deri këtu.

-Nuk ke hezituar kurrë të nxjerrësh hiret, deri në fund madje… Mendon se në një profesion të tillë është e detyruar të japësh maksimumin, qoftë edhe në ekspozimin e trupit (profesionalisht, kuptohet)?

 Në çdo punë je i detyruar të japësh maksimumin, por edhe të ndërtosh një hierarki rregullash. Besoj në imazhin e mirë dhe jo në ekspozimin e tepruar.

  -Format e tua perfekte dhe paksa mesdhetare, ju kanë bërë një modele ideale për veshjet intime dhe rrobat a banjës. Sa komfort ndihesh kur të pozosh veshje të tilla, në foto seksi dhe provokuese?

Ndihem shumë mirë me pozimet me të brendshme. Është bukur të ‘festosh’ si duhet të qenit femër dhe nuk ka asgjë të keqe të jesh një grua seksi (me klas, gjithmonë). Mendoj se jam shumë pranë kësaj natyre dhe po e përjetoj këtë ndjesi kaq të bukur!

 -A ju ka ndihmuar Big-Brother për të vazhduar të merreni me modeling?

 Normalisht, që më ka ndihmuar sepse duke marrë parasysh edhe që kjo ishte arsyeja që shkova në Big Brother, që të më ndihmonte për jetën time.

 -Moda për ty është sakrificë apo privilegj?

Janë të dyja në të njëjtën kohë. Gjithmonë, duhet të sakrifikojë dhe duke sakrifikuar jam e privilegjuar që kam mundësinë të udhëtoj nëpër botë, të mësoj për kultura të ndryshme, të takohem me njerëz fantastik etj.. Sakrificë është edhe largimi im nga të dashurit e mi: familja dhe shoqëria. Janë rralluar pushimet e mia familjare, në ditëlindjet e tyre mungoj shumë herë ose, thjesht, më mungojnë ditët kur gjithçka ishte normale, si në kohën e fëmijërisë.

 –Gjatë sfilatave sfilon edhe me veshje të brendshme seksi. Ka pasur reagime nga shqiptarët, kur të kanë parë duke sfiluar dhe pozuar me të brendshme seksi?

Nuk i dëgjoj fjalët e huaja. Puna ime është t’i prezantoj dhe t’i shes rrobat që i reklamoj. -Gjërat në trojet shqiptare gjatë viteve të fundit për modelet dhe fushën e modës kanë ecur mirë apo keq? Po ecim me kohën, por mund të ecim edhe më mirë.

 -Sa është vështirë sot t’i mbijetosh tregut të modës?

 Duhet të jesh person i fortë për t’i mbijetuar thashethemeve dhe konkurrencës. Bota e modës është jashtëzakonisht konkurruese.

  -Për vajzat shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë je më e preferuara. Çfarë do të thotë kjo për ty?

Dua që ato t’më marrin shembull mua, si femër shqiptare, e që kam realizuar ëndrrën time. Pra, secili mund të arrijë ëndrrën e vet, por të ketë besim në vetvete.

 -Dhe tashmë, e ke arritur atë që ke dashur?

Jo, ende nuk e kam arritur atë që dua. Unë jam shumë ambicioze dhe për mua çdo ditë vijnë gjëra të reja. Unë e pëlqej punën dhe, edhe sikur të më falin para e pasuri unë nuk do të hiqja dorë nga puna, pasi e dashuroj atë. Unë sërish do të punoja. Unë kam qejf të punoj dhe pastaj të shoh rezultatin e asaj që kam bërë. Kur punoj, nuk lodhem asnjëherë. Dhe janë të tjerët që më thonë mjaft për sot, pasi unë nuk do të ndalja edhe kur mbaron dita e nata, 24 orë pa pushim punoj dhe nuk lodhem.

  -E ke menduar gjithmonë veten një modele?

Ky është profesioni që ke dëshiruar, apo gjithçka erdhi rastësisht? Gjithmonë, kam dashur të jem modele, apo thënë ndryshe, kam dëshiruar gjithmonë llojin e jetës që kam. Kam pretenduar maksimumin dhe kam besuar gjithmonë në atë që bëj; shpesh i shfaq dëshirat edhe me zë të lartë (sado të guximshme qofshin ato), aq sa miqtë më quajnë të çmendur. Megjithatë, nëse të ëndërrosh shumë, të kesh ndershmërinë ta pranosh dhe të besosh fort se do t’ia dalësh, nënkupton të jesh pak ‘e çmendur’, atëherë … po, jam pak ‘e çmendur’!

 -Na trego diçka më shumë rreth jetës tuaj private. Ka ndonjë dashuri të re apo lidhje ?

Po, ka diçka të re…